Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Linja ajrore e drogës me Koculin, mbyllen hetimet, polici jashtë rrjetit

29/10/2016
Linja ajrore e drogës me Koculin, mbyllen hetimet, polici jashtë rrjetit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Krimeve të Rënda mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim gjashtë nga 14 të akuzuarit e një grupi krimi që vepronte mes Shqipërisë e Italisë duke trafikuar me avion 128 kilograme marijuanë nga fshati Kocul i Vlorës.

Episodi kriminal i goditur një vit më parë nga të dyja vendet zbuloi se dy familje, Ahmetaj dhe Lamaj, vepronin në fushën e drogës duke u kujdesur për kultivimin e drogës , grumbullimin dhe transportin e saj nga zona jugore e vendit drejt Italisë. Prokuroria e Krimeve të Rënda thotë se efektivi i policise i dyshuar si pjesë e grupit, Vladimir Zanaj do të gjykohet vetëm për shpërdorim detyre, pasi nuk u provua që ai të kishte bashkëpunuar me grupin për të fshehur apo për të penguar asgjësimin e kanabisit.

Prokuroria thotë në përfundim të hetimeve se Zanaj i kishte kushërinj të dyshuarit dhe ai ka shpërdoruar detyrën përsa kohë kishte informacion për veprimtarinë e tyre kriminale. Hetimet evidentojnë se familja Lamaj kishte vënë në dispozicion një avion të lehtë, prodhim ukrainas, me një kapacitet 120 deri 140 kg ngarkesën në bord, ndërkohë që autoritetet italiane gjatë përgjimeve kishin vendosur të instalonin një GPS.

Nga hetimet në Itali rezultoi se shtetasi Sokol Lamaj dhe vëllezërit e tij posedonin parcela me marijuanë në Shqipëri dhe gjatë organizimit ishte vendosur që avioni të pilotohej nga Vilson Lamaj. Nga bashkëpunimet mes dy shteteve u konkludua se gjatë përgjimeve del se Sokol Lamaj ndiqte personalisht kultivimin e drogës ndërkohë që i vëllai, Vilsoni, do të priste në Itali urdhërat për tu nisur me avion. Me role të ndara janë përfshirë gjatë këtij procesi edhe të afërmit e tjerë, pjesë e grupit kriminal të cilët kishin kultivuar drogë në fshatrat Ramice, Xhyherine, Risili dhe përgjatë lumit të Shushicës.

Përgjimi tregoi se të akuzuarit komunikojnë për drogën e cila një pjesë është bërë gati për korrje dhe tjetra do të bëhej gati për 10 dietë.topchannel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.