Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama shkatërroi ëndrrën e mijëra studentëve, afati i regjistrimeve përfundoi dje

28/10/2016
Rama shkatërroi ëndrrën e mijëra studentëve, afati i regjistrimeve përfundoi dje
Share on FacebookShare on Whatsapp

Rama shkatërroi ëndrrën e mijëra studentëve, afati i regjistrimeve përfundoi dje.
Denoncimi vjen nga kreu i Departamentit të Arsimit në PD, Luçiano Boçi.
Sipas Boçit, dje, që ishte afati i fundit i regjistrimit, kryeministri “do të na tregonte të vërtetat e tij fakultet me fakultet. Por ky ishte thjesht mashtrimi i radhës. Sot është data 28.  Jo vetëm që asgjë nuk është mbyllur por ende mijëra të rinj janë pa zgjidhje për vazhdimin e Universitetit”.
Për kreun e Departamentit të Arsimit në PD, “Preferencë dhe model i Edi Ramës, është Bushi, Roshi, Noka, Prenga.  Modeli i tij janë kriminelët dhe trafikantët. Për këtë arsye Edi Rama nuk e kupton dot shqetësimin e maturantëve ekselentë, akthin e familjeve të tyre”.

Deklarata e plotë e kreut të Departamentit të Arsimit në PD, Luçiano Boçi


luciano boci 28 tetorMë 20 Tetor me arrogancën e tij, Rama iu hakërrye deputetëve të opozitës, duke thënë se brenda datës 27 Tetor, kur ishte dhe afati fundor i regjistrimeve, do të na tregonte të vërtetat e tij fakultet me fakultet.
Por ky ishte thjesht mashtrimi i radhës.
Sot është data 28.  Jo vetëm që asgjë nuk është mbyllur por ende mijëra të rinj janë pa zgjidhje për vazhdimin e Universitetit.
Sot në ditën kur Edi Rama duhet të na ballafaqonte me të vërtetat, në fakt ka lajmëruar shtyrjen e procesit të regjistrimit, duke treguar dhe njëherë dështimin edhe paaftësinë  e tij dhe të Linditës së tij.
Mijëra maturantë e humbën të drejtën e studimeve, sepse Edi Rama siç e ka zakon, ndryshoi rregullat e lojës ndërsa ajo ishte në fund.
Mijëra të rinjve iu ndërpre ëndrra në mes, për të vijuar studimet në degët e preferuara sipas meritës së tyre.
Edi Rama e ka të vështirë të kuptoj meritën dhe preferencën e maturantëve  sepse vlerësimi i tij ka qenë gjithmonë në bazë të preferencës personale. 
Preferencë dhe model i Edi Ramës, është Bushi, Roshi, Noka, Prenga.  Modeli i tij janë kriminelët dhe trafikantët.
Për këtë arsye Edi Rama nuk e kupton dot shqetësimin e maturantëve ekselentë, akthin e familjeve të tyre.
Arsimi është një tjetër dështim i Edi Ramës.
Shqipëria më mirë pa Edi Ramën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.