Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Të dënuarit marrëdhënie homoseksuale, shtohen rastet me HIV/AIDS në burgje

27/10/2016
Të dënuarit marrëdhënie homoseksuale, shtohen rastet me HIV/AIDS në burgje
Share on FacebookShare on Whatsapp

Personat e burgosur janë në risk të lartë për t’u infektuar nga HIV/AIDS. Në një studim të bërë për herë të parë në burgje u identifikuan raste të reja me HIV/AIDS, ndërkohë që të burgosurit pranojnë se kryejnë marrëdhënie homoseksuale të pambrojtura.
“Prevalenca e përgjithshme e HIV/AIDS në sistemin e burgjeve është nën 1 përqind. Janë tërësisht raste të reja. Sistemi i burgjeve është një minë me sahat për sa i përket shpërthimeve epidemike sidomos të HIV/AIDS. U konstatua se të burgosurit përfshihen shpesh në marrëdhënie heteroseksuale apo edhe në marrëdhënie homoseksuale”, u shpreh Arjan Boçi, Stop AIDS.
Studimi është bërë në shtatë burgje të vendit dhe në shifra më të larta kanë rezultuar të prekurit me hepatit B dhe C të cilët nuk e dinin më parë.
“Ne pamë nivele të larta të hepatitit B dhe të hepatit C në nivele 9 përqind të hepatiti B dhe 11 përqind për hepatitin C, ndërsa 2 përqind me sifiliz. Por, u pa se të burgosurit përfshiheshin në sjellje të shumta me rrezik, të cilat i vënë ata në rrezik për marrjen e këtyre infeksioneve. Dua të përmend marrëdhënie seksuale të pambrojtura, ku më shumë se 2 të tretat e të burgosurve që kryenin marrëdhënie seksuale në burg nuk përdornin prezervativin”, tha Boçi.
Të burgosurit përdorin droga me injektim çka përbën një tjetër mënyrë të rrezikshme të transmetimit të këtyre sëmundjeve infektive.
“Shkëmbime të shumta praktikash të injektimit. 13 për qind e tyre treguan se përdornin drogë në burgje. Shqetësues është edhe fenomeni i tatuazheve”, shtoi Boçi.
Shqetësues janë dhe tatuazhet që të burgosurit bëjnë gjatë kohës se vuajtjes së dënimit nga jo profesionistë dhe me mjetet jo të duhura duke  shtuar një tjetër rrugë të transmetimit pasi 2/3 e të burgosurve të përfshirë në studim kanë pranuar se kanë bërë të paketën një tatuazh në burg. /TopChannel/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.