Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

LONDËR 1923/ Kur “The Times” shkruante për Çamërinë

26/10/2016
LONDËR 1923/ Kur “The Times” shkruante për Çamërinë
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Kërkojmë që mizoritë greke ndaj shqiptarëve të Çamërisë të marrin fund, të rivendosen në shtëpitë e tyre dhe të kompensohen plotësisht për humbjet e tyre”.
Një artikull shumë i rëndësishëm në faqen e parë të gazetës “The Times” në vitin 1923, i kushtohet genocidit grek ndaj çamëve. Është koha, kur grekët po kryenin spastrimin e zonave, të cilat banoheshin nga shqiptarë të Çamërisë.
Një letër e kryetarit të shoqatës së Lindjes së Mesme dhe të Afërt, dërguar redaktorit të “The Times”, flet pikërisht për vuajtjet e që po kalonte popullsia greke dhe për angazhimin e shoqatës për t’i ndihmuar, por edhe për konstatimin se qeveria greke në këtë situatë të trazuar, padrejtësisht kishte ndërmarrë vendimin për dëbimin e shqiptarëve të Çamërisë nga trojet e tyre.
Letra e kryetarit të shoqatës së Lindjes së Mesme dhe të Largët, evidentonte…:
“Që prej ndërmarrjes së këtij hapi, Shoqata ka mësuar me shqetësim nga Ministri Shqiptar në Londër se Qeveria Greke po dëbon me dhunë, dhe në mënyrë çnjerëzore banorët Shqiptarë nga Greqia, sidomos në zonën e Çamërisë; shtëpitë, tokat dhe pronat e këtyre Shqiptarëve janë duke u konfiskuar dhe refugjatët grekë po vendosen në vend të tyre. Ndërkohë që gjendja e vështirë e refugjatëve grekë është e mjerë deri në ekstrem, është padyshim e padrejtë që këto vuajtje, të jenë shkaku i vuajtjeve të ardhshme për të tjerët, për shkak të politikave të gabuara të qeverisë së tyre. Prandaj në interes të gjithë atyre që për shkaqe humanitare po harxhojnë kohë dhe para për lehtësimin e fatkeqësisë në Lindjen e Afërt, ne do të nxisim marrjen e masave të menjëhershme për të përfituar një garanci të kënaqshme nga Qeveria Greke. Kërkojmë që këto mizori të marrin fund dhe viktimat Shqiptare të rivendosen në shtëpitë e tyre dhe të kompesohen plotësisht për humbjet e tyre”.

Letra për redaktorin e “The Times”

Dëbimi i shqiptarëve nga Greqia


img_0376Zotëri,
Ankesat janë dërguar në të gjithë botën e civilizuar duke kërkuar ndihmë për dhjetëra mijëra refugjatë të pafat grekë, të cilët lufta e marrë e qeverisë së tyre, i ka bërë që të drejtohen përsëri në territorin grek. Shoqata e Lindjes së Afërt dhe të Mesme, tashmë ka marrë hapa aktivë në këtë çështje, dhe është përpjekur për të marrë nga Qeveria Britanike akordimin e një shume të konsiderueshme nga pjesa e emetuar e kredisë greke për lehtësimin nevojave të menjëhershme të viktimave. Që prej ndërmarrjes së këtij hapi, Shoqata ka mësuar me shqetësim nga Ministri Shqiptar në Londër se Qeveria Greke po dëbon me dhunë, dhe në mënyrë ç’njerëzore banorët Shqiptarë nga Greqia, sidomos në zonën e Çamërisë; shtëpitë, tokat dhe pronat e këtyre Shqiptarëve janë duke u konfiskuar, dhe refugjatët grekë po vendosen në vend të tyre. Ndërkohë që gjendja e vështirë e refugjatëve grekë është e mjerë deri në ekstrem, është padyshim e padrejtë që këto vuajtje, të jenë shkaku i vuajtjeve të ardhshme për të tjerët, për shkak të politikave të gabuara të qeverisë së tyre. Prandaj në interes të gjithë atyre që për shkaqe humanitare po harxhojnë kohë dhe para për lehtësimin e fatkeqësisë në Lindjen e Afërt, ne do të nxisim marrjen e masave të menjëhershme për të përfituar një garanci të kënaqshme nga Qeveria Greke. Kërkojmë që këto mizori të marrin fund, dhe viktimat Shqiptare të rivendosen në shtëpitë e tyre dhe të kompensohen plotësisht për humbjet e tyre.

Sinqerisht i juaji,
Edward Gleichen Aubrey Herbert Shoqëria e Lindjes së mesme dhe të Afërt.
/NjëKomb/


Materialet janë marrë nga Qendra Mbarëkombëtare e Koleksionistëve Shqiptarë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.