Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vokshi: Rama pranoi pa dashur abuzimin me check-up-in

25/10/2016
Vokshi: Rama pranoi pa dashur abuzimin me check-up-in
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputetja e PD, Albana Vokshi ka deklaruar këtë të martë se, kryeministri Edi Rama ka pranuar dështimin e procesit të kontrollit shëndetësor dhe po ashtu se i ka dhënë partneres së tij në biznes 5 milionë euro më shumë se sa nevojiteshin për të kryer analizat në një vit.
“Ministria e Shëndetësisë deklaroi se me të njëjtin fond që i kanë dhënë Vilm Nushit do të bëhen analizat edhe për 350 mijë qytetarë më shumë, duke rritur fashën e grupmoshës, duke e shtrirë nga 35 deri në 70 vjeç”, ka deklaruar Vokshi.
Sipas saj, “pa e kuptuar Rama ka pranuar që kontrata e firmosur me konçesionarin është abuzive, pasi ka të përcaktuar një dysheme prej 475 mijë qytetarësh, për të cilët Vilma Nushi paguhet pavarësisht nëse ata i bëjnë apo jo analizat”.

“Shifra e vendosur në kontratë është abuzim real. Nuk është e bazuar në studim apo analizë shkencore. Duke pranuar që në një vit e gjysmë s’janë bërë 475 mijë analiza të check-up-it, por paratë janë dhënë për aq, Rama ka pranuar vjedhjen e 5 mln eurove më shumë, që në mënyrë fiktive kalojnë tranzit në xhepat e tij”, ka thënë Vokshi.

Deklarata e plotë e deputetes Albana Vokshi

Edi Rama ka pranuar dje dështimin e check-up, ai ka pranuar publikisht se i ka dhënë Vilmës 5 milionë euro më shumë ne vit se sa nevojiteshin për analizat.

Ministria e Shendetesise deklaroi se me të njëjtin fond që i kanë dhënë Vilmës, do të bëhen analizat edhe për 350 mijë qytetarë më shumë, duke rritur fashën e grupmoshës, duke e shtrirë nga 35 deri në 70 vjec.

Pa e kuptuar, Rama ka pranuar qe kontrata e firmosur me koncesionarin është abuzive, pasi kanë përcaktuar një dysheme prej 475 mijë qytetarësh për të cilët Vilma paguhet pavarësisht nëse i bëjnë apo jo analizat. Shifra e vendosur në kontratë ( 475 mijë) është abuzimi real. Nuk është e bazuar në studim apo analizë shkencore.

Duke pranuar që në një vit e gjysëm s’janë bërë 475 mijë analiza të check-up, por paratë janë dhënë për aq, Rama ka pranuar vjedhjen e 5 mln Euro më shumë në vit mënyrë fiktive tranzit në xhepat e tij.

Cdo të ndodhë tani me 5 milionë euro që ka marrë Vilma cdo vit, më tepër se sa duheshin për të bërë check-up?

Ku kanë shkuar ato para?

A do ti kthehen shqiptarëve, apo tashmë janë ndarë si plackë mes Ramës dhe donatores së tij?

Koncesioni i check-up, dështoi që në fillim për shkak të analizave skandaloze dhe humbi besueshmërinë. Burrat rezultuan shtatzanë dhe gratë me prostat…dhe pothuajse të gjithë i përsëritën analizat të privati…

Njerëzit refuzuan këtë aferë të Edi Ramës, refuzuan ti përgjigjeshin një prej vjedhjeve të tij më të mëdha në këto 3 vite.

Vilma merr 15 euro, vetëm për shërbimin taksi, ndërkohë që e gjithë puna bëhet në qendrat tona shëndetësore nga mjekë e specialistë që paguhen me taksat e qytetarëve.

Shtimi i fashës së qytetarëve që duhet të bëjnë check-up nuk është mbulim i vjedhjes. Eshtë pranim i saj. Eshtë pranim i faktit se Vilma ka marrë miliona euro, më shumë se sa puna që ka bërë.

Cila është pjesa e Edi Ramës në këto miliona euro?

Cila është pjesa e kampionit të tij të korrupsionit Ilir Beqaj?

Deputetët e Partisë Demokratike në Komisionin e Shëndetësisë kanë thirrur në një dëgjesë urgjente Ministrin Beqaj të mërkurën, që të informojë mbi këtë çështje.

Prokuroria është e thirrur të bëjë detyrën, të hetojë ku shkuan këto shuma. Të bëjë drejtësi e tu kthejë paratë shqiptarëve. Para të vjedhura në emër të shëndetit, kur në spitale ska shtretër, ska ilace, mungojnë gjërat bazike.

Ta harrojë Edi Rama dhe Ilir Beqa se do ti gëzojnë këto para, kur qytetarët po rrezikojnë jetën në ferrin e spitaleve tona.

Herët a vonë do të ketë drejtësi për këtë krim mbi krimet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

20/08/2026
PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

20/08/2026
RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

20/08/2026
Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

20/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

20/08/2026
PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

20/08/2026
RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

20/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.