Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dëshmia e pazakontë e pronarit të magazinës që u heq përgjegjësin 10 të arrestuarve të kanabisit në Krujë

22/10/2016
Dëshmia e pazakontë e pronarit të magazinës që u heq përgjegjësin 10 të arrestuarve të kanabisit në Krujë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pronari i magazinës ku u sekuestruan 1.3 ton kanabis në fshatin Derven të Krujës, Kujtim Rexhepi, ka pranuar se droga dhe armët e gjetura janë të tijat, duke shfajësuar vëllezërit Gjokeja, të cilët u cilësuan nga organi i akuzës si organizatorë të veprimtarisë kriminale.

“Droga është e imja, armët janë të mbetura nga viti 1997. Magazinat i kisha në administrim prej vitesh”- u shpreh ai në gjykatë.

Burime për ‘Balkanweb’ bëjnë të ditur se përveç vëllezërve Gjokeja, Rexhepi ka deklaruar se as i arrestuari tjetër Nilson Gega nuk ka lidhje me drogën, ndërsa të arrestuarit e tjerë ishin vetëm punëtorë.

Mësohet se Rexhepi ka pranuar se i paguante punëtorët e hashashit me 15 mijë lekë në ditë.

Ndërkohë në sallën e gjyqit pati debat mes avokatit të Rexhepit dhe trupit gjykues, pasi avokati pretendon se ka probleme në procesverbale. Por pavarësisht kësaj, gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë dhe vendosi masën ‘arrest me burg’ për Kujtim Rexhepin.

1.3 ton drogë, 11 të arrestuar, kallashnikovë e armë të tjera, makina luksoze dhe pajisje logjistike. Ky ishte bilanci i aksionit të policisë së Durrësit dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë mbrëmjen e 18 nëntorit në fshatin Derven të Krujës.

Gjatë operacionit në fshatin Derven u prangosën: Erjon Vathi, Ferit Sula, Ali Kuçi, Ersaldo Nikolla, Besmir Vathi, Erald Bardhoku, Kujtim (Valentin) Rexhepi (Smykalova), Gazmir Gjokeja, Nilson Gega, Gjovalin Gjokeja, si dhe Aurel Gjokeja.

Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e prokurorisë dhe vendosi sot masën ‘arrest me burg’ për 6 prej të arrestuarve. Pesë prej tyre u gjykuan një ditë më parë. Edhe ndaj tyre u vendos masa arrest me burg, përveç minorenit Ersaldo Nikolla, 16 vjeç, i cili për shkak se është i mitur, gjykata vendosi detyrim paraqitjeje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

20/08/2026
PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

20/08/2026
RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

20/08/2026
Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

20/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

20/08/2026
PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

20/08/2026
RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

20/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.