Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Nga Vlora në Gjirokastër, kapet sasi masive droge, në pranga disa persona

21/10/2016
Nga Vlora në Gjirokastër, kapet sasi masive droge, në pranga disa persona

Foto Ilustruese

Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia e Shtetit ka nisur një operacion masiv për zbulimin e kanabisit në vend. Burimet zyrtare thanë se janë mbi 300 forca policore të angazhuara në disa qarqe të vendit. Operacion masiv po zhvillohet në Shkoder, Vlore e Gjirokaster. Deri në këto momente, janë prangosur disa elementë kriminalë të trafikut dhe kultivimit të bimëve narkotike në Memaliaj. Njëkohësisht janë sekuestruar armë dhe municione, si dhe lëndë narkotike në proces tharjeje. Aksioni policor frontal, është shtrirë në zonën e Kurveleshit dhe Memaliajt në Tepelenë, si dhe në zonën e Përmetit. Bëhet fjalë për sasi të mëdha hashashi të sekuestruara dhe persona të arrestuar.

Po ashtu një tjetër operacion në Vlorë ka bërë të mundur kapjen e 41 kg marijuana. “Operacion antikanabis, i koduar “SMILE” ! Rreth 50 efektivë policie po vijojnë operacione kundër prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike duke filluar nga fshatrat Kuç, Kallarat, përgjatë lumit Vjosë e deri në Mesaplik, me qëllim konstatimin e ambienteve me lëndë narkotike, asgjësimin e tyre dhe kapjen e autorëve. Në vijim të këtyre operacioneve, deri më tani janë arritur këto rezultate: Sekuestrohen 41 kg lëndë narkotike Marijuanë !

Arrestohet në flagrancë shtetasi: Fredinant Mile, 47 vjeç, lindur në Fier, banues në Vlorë. Policia e Vlorës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të autorit në katin e parë të pallatit, në lagjen “Ujë i ftohtë” Vlorë. Gjatë kontrollit të ushtruar është gjetur një sasi me lëndë narkotike, e cila ishte e futur nëpër thasë sintetikë me peshë totale prej 41 kg (kilogram), e llojit Marijuanë. Policia bën me dije se do të japë detaje të tjera në vazhdim. Operacioni vazhdon…”, thuhet në njoftimin e policisë.

droni.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

20/08/2026
PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

20/08/2026
RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

20/08/2026
Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

20/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

20/08/2026
PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

20/08/2026
RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

20/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.