Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Lutja e mamasë shqiptare vetëm 19 vjeç: Kam një fëmijë ju lutem …

20/10/2016
Lutja e mamasë shqiptare vetëm 19 vjeç: Kam një fëmijë ju lutem …
Share on FacebookShare on Whatsapp

Fatime Abazi nga Ferizaj, një nënë vetëm 19-vjeçare e ndarë nga burri, po e rrit djalin e saj me vështirësi të mëdha ekonomike. E martuar në moshë të re e më pas e ndarë, ajo e vetme detyrohet të kujdeset për fëmijën e saj dy vjeçar edhe pse në kushte të vështira jetese.

Prindërit e Fatimes nuk punojnë, madje jetojnë me një pension invalidor prej vetëm 70 euro. Por jo vetëm kaq, dëshira dhe ëndrra e Fatimes nuk mbaron tek lëmosha, ajo ende askujt nuk i ka shtrirë dorën e nuk i ka kërkuar ndihmë që të rrisë djalin e saj të vetëm. Ajo ka vetëm një lutje, t’ia sigurojë dikush një punë.

Në profilin e saj në facebook ajo ka bërë një postim me një kërkesë fare të thjeshtë, por që vështirë po e fiton. “Përshëndetje jam e interesume për një vend pune, pastruese, shitëse, paketim kudo qoft në Ferizaj, kam shumë nevojë për punën. Viber +37745443***. Kam fmi me rrit ju lutna mos ma merrni për dobësi”.

Është ky postimi i saj që po prek zemrat e secilit, por megjithatë punën vazhdon të mos e gjej. Fatimja thotë për lajmi.net, se tentimin për të kërkuar punë e ka filluar qysh një kohë të gjatë, por përsëri vështirë të gjej ndonjë kontakt apo mundësi pune, prandaj edhe u detyrua ta bëjë publike e të kërkojë ndihmën e të tjerëve.

Në ditët e sotme rastet e tilla të papuna janë të shumta, megjithatë Fatimja po kërkon diçka të paktë e me ndërgjegje, sepse një punë të tillë sigurisht dikush mund ta ofrojë! Lutja dhe kërkesa e Fatimes i drejtohet të gjithëve që kanë sado pak mëshirë për një nënë të vetmuar, e të gjithë atyre që kanë fëmijë dhe e kuptojnë problemin e saj. Të rrisësh një fëmijë e vetme është puna më e vështirë e një nëne, por ta rrisësh në kushte të mjerueshme ajo bëhet diçka e patejkalueshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

20/08/2026
PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

20/08/2026
RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

20/08/2026
Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

20/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

20/08/2026
PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

20/08/2026
RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

20/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.