Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

INTERVISTA/ Basha: Me protesta kundër Edi Ramës

20/10/2016
INTERVISTA/ Basha: Me protesta kundër Edi Ramës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Demokratike ka protestat si pjesë të strategjisë së saj për të rrëzuar Kryeministrin Rama nga Qeveria. Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha thotë për Top Channel se vendi nuk mund të shkojë në zgjedhje të reja me këtë Kryeministër.
Basha përsëriti akuzat për lidhje të Ramës me krimin.

Intervista e dhënë nga kreu i PD për Top Channel:

TCH: Zoti Basha, a ka Partia Demokratike një qëndrim përfundimtar se çfarë sistemi elektoral mbështet?

Lulzim Basha, kryetar i PD:Partia Demokratike, unë personalisht mbështesim çdo sistem elektoral që do të afrojë votuesin, zgjedhësin dhe qytetarin shqiptar me të zgjedhurin, me deputetin, por çdo diskutim sot për sistemin është një alibi, një veprim i kotë përsa kohë që shqiptarët nuk kanë të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndaj prioriteti i Partisë Demokratike, prioriteti i koalicionit tonë, siç e kemi bërë të qartë në çdo mbledhje të koalicionit opozitar është që të sigurojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

TCH: Si sigurohen këto?

Lulzim Basha:Konkluzioni është i qartë! Edi Rama e ka treguar tashmë tre herë, në zgjedhjet e Korçës, në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar dhe në zgjedhjet e Dibrës se ai është shkatërrues i procesit politik, se ai ka frikë garën e ndershme elektorale dhe e ka zëvendësuar këtë pa garë, ku në një anë ka opozitën, ka kandidatë, programe dhe nga ana tjetër ka një aleancë të çimentuar tashmë me krimin dhe drogën. Në këto kushte, problemi për zgjedhje të lira dhe ndershme është vetë Edi Rama. Zgjidhja është që të organizojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme me një qeveri dhe një kryeministër që i garanton ato dhe jo me një kryeministër që është provuar që është shkaktari numër 1 i prishjes dhe kapjes së vullnetit popullor përmes krimit dhe drogës.

TCH: Por ju nuk e keni këtë forcë në Parlament për ta rrëzuar Edi Ramën, do ta gjeni forcën tek protestat qytetare?

Lulzim Basha: Ne kemi tashmë një koalicion të gjerë qytetarë me faktorë politikë shoqërinë civile dhe i takon këtij koalicioni që të ndërmarrë të gjitha veprimet me të gjitha mjetet demokratike për të plotësuar këtë aspiratë që është e të gjithë qytetarëve shqiptarë, pavarësisht bindjeve politike; zgjedhje të lira dhe të ndershme pa Edi Ramën kryeministër.

TCH: Përfshirë protestat?

Lulzim Basha:Me të gjitha mjetet demokratike paqësore, sigurisht protestat, përballjen, refuzimin nga një koalicion i madh qytetar me në krye opozitën, me në krye Partinë Demokratike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

20/08/2026
PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

20/08/2026
RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

20/08/2026
Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

20/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

20/08/2026
PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

20/08/2026
RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

20/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.