Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zbardhet atentati në Vlorë, por jo grabitja që ndodhi 1 orë më parë

19/10/2016
Zbardhet atentati në Vlorë, por jo grabitja që ndodhi 1 orë më parë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia e Vlorës ka zgjidhur enigmën e plagosjes që ndodhi dy ditë më parë në këtë qytet ku shtetasi Florjan Meçe u godit me armë nga Klejvis Gjahtari ndërsa po heton faktin se pse i plagosuri që u grabit një orë para plagosjes nuk ka denoncuar grabitjen.

Në n jë njoftim të policisë së Vlorës thuhet se Meçes, i dënuar më parë për vrasje, i kanë vjedhur me dhunë automjetin e llojit “BMË-X6”, me targë AA 333 MK, portofolin me një sasi parash prej 500 eurosh, disa bizhuteri personale që dispononte me vete, si dhe aparatin celular. Për këtë ngjarje policia ka arrestuar dy persona, shtetasit Olgert Shehu, 38 vjeç dhe Hajri Xhaferi, 53 vjeç, që të dy banues në Vlorë.

Ndërsa ka shpallur në kërkim si autor kryesor të krimit Klejvis Gjahtarin, 29 vjeç. Ai rezulton person që ka qenë i shpallur në kërkim për veprën penale “largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” në vitin 2012.

“Gjatë veprimeve hetimore të kryera, ka rezultuar se shtetasi Klejvis Gjahtari, në bashkëpunim me shtetasin Olgert Shehu, para kryerjes së plagosjes në lagjen ‘Ujë i ftohtë’ dyshohet se kanë vjedhur me dhunë shtetasin F.M., duke i marrë këtij të fundit automjetin e llojit ‘BMËX6’, me targë AA 333 MK, portofolin me një sasi parash prej 500 eurosh, disa bizhuteri personale që dispononte me vete, si dhe aparatin celular.

Rreth 1 orë më vonë pas konfliktit për arsyet e mësipërme, në një rrugicë të lagjes ‘Pavarësia’, dyshohet se shtetasi Klejvis Gjahtari ka plagosur me armë zjarri të llojit ‘pistoletë’ shtetasin F.M., i cili ndodhet në spitalin rajonal në gjendje shëndetësore jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Për këtë ngjarje, policia ka referuar materialet në prokurori duke renditur akuzat si më poshtë:

1. Olgert Shehu –> për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Vjedhja me dhunë, kryer në bashkëpunim”.

2. Hajri Xhaferi –> për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” (pasi dyshohet se ka patur dijeni për ngjarjen).

3. Klejvis Gjahtari –> shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, “Vjedhja me dhunë, e kryer në bashkëpunim”.

Po punohet për kapjen dhe arrestimin e tij.

Policia ka bllokuar dhe sekuestruar 2 automjete të gjetura rreth 500 m larg vendit të ngjarjes:

– automjetin “Benc-Mercedes” me targë AA985NV,

– automjetin “BMV-X6” me targë AA333MK,

– si dhe disa gëzhoja pistolete model 54 (pranë vendin të ngjarjes) të cilat do të dërgohen për ekzaminime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.