Pas deklaratës së ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani për përfshirjen e ushtrisë në aksionet antikanabis, janë shtuar tensionet në rradhët e ministrave të Ramës. Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli përjashtoi sot mundësinë që ushtria të rreshtohet krah policisë kundër drogës ashtu sic ka ndodhur në Kolumbi.
“Punët në demokraci janë të ndara, secili bën atë që i takon”, tha ajo duke iu bashkuar edhe qëndrimit të kryeministrit Rama i cili konsideroi se secili ministër duhet të bëjë punën e tij atje ku është.





