Foto Ilustruese
Një i vdekur dhe një në gjendje të rëndë është aktualisht bilanci i një aksidenti ndodhur në Korçë, ku dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Dy punonjës të burgut të Drenovës janë përfshirë në këtë aksident me makinë. Efektivit e Policisë së Burgjeve po ktheheshin nga një ceremoni mortore, ndërsa një prej tyre ka humbur jetën.
Policia shton se edhe katër persona kanë marrë plagë, ku njëri prej tyre ndodhet në gjëndre më të rëndë.
Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën nacionale Korçë-Bilisht, pranë kryqëzimit të fshatit Plasë.
Dy automjete, përkatësisht me targa AA 251 EP veturë dhe mjeti tip furgon me targa AA 519 EX janë përplasur me njëra-tjetrën.
Sipas policisë rezulton se personat e plagosur dhe viktima janë punonjës policie në IEVP-Drenovë, të cilët nuk kanë qenë në shërbim në momentin kur ka ndodhur aksidenti.
Policia ka identifikuar viktimën, Fatmir Islami, si dhe inicialet e të plagosurve, përkatësisht: L. K., N. O., I. G., A. B. Grupi hetimor i cili ndodhet në vendin e ngjarjes, po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.






