Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zbardhet autopsia e vrasjes së Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës

17/10/2016
Zbardhet autopsia e vrasjes së Ardit Gjoklajt në
landfillin e Sharrës

Foto, viktima Ardit Gjoklaj

Share on FacebookShare on Whatsapp

Instituti i Mjekësisë Ligjore dorëzon në Prokurori autopsinë përfundimtare në lidhje me vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës. Ekspertiza mjekoligjore, e administruar tashmë si provë në dosje, konfirmon vrasjen e të riut me fadromën, e cila ka qenë duke punuar me pirgun e mbeturinave, më 7 gusht 2016, kur ndodhi ngjarja, raporton “Panorama”.

Sipas të njëjtave burime nga hetimi, në raportin e Mjekësisë Ligjore thuhet se vdekja e Ardit Gjoklajt ka ardhur si pasojë e shtypjes së trupit në sipërfaqe të gjerë, përfshi gjoksin, gjymtyrët e sipërme dhe kokën. Një tjetër interesant nga akti i ekspertimit, sipas hetuesve, është se mjekët ligjorë e kanë gjetur celularin e Ardit Gjoklajt “të ngulur” në trupin e të riut.

I riu që punonte në mënyrë sezonale dhe pa siguracion në landfillin e Sharrës mësohet se e ka pasur në xhepin e rrobave në krahun e majtë të gjoksit aparatin celular, që është gjetur i shtypur dhe i ngjeshur në kraharorin e viktimës. Raporti i autopsisë nga Mjekësia Ligjore është dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës pak ditë më parë, pasi ka vonuar thuajse dy muaj.

Ai është bazuar në këqyrjen e trupit të të riut më 7 gusht 2016 dhe më pas në interpretimet e specialistëve dhe në analizat biologjike- kimike që janë kryer më pas deri në finalizimin e aktit. Organi i Akuzës e kishte kërkuar disa herë këtë dokument, i cili përbën një nga provat kryesore të dosjes së Prokurorisë. Autopsia përjashton vrasjen nga rrëzimi, nga goditja me sende të forta apo mbrehtëse.

Nga ana tjetër, mësohet se grupi i hetimit ka marrë në pyetje rreth 30 dëshmitarë në total, nga të cilët gjysma e tyre janë punëtorë të landfillit, kolegë të Ardit Gjoklajt. Nga kombinimi i autopsisë së Mjekësisë Ligjore që shpjegon shkakun e vdekjes dhe deklarimet e dëshmitarëve, sipas akuzës, konfirmohet se 17- vjeçari ka gjetur vdekjen gjatë punës në landfill.

Vdekja e të riut, sipas Prokurorisë, ka ardhur nga goditja prej ekskavatorit me kovë të madhe metalike që drejtohej nga shtetasi Edmond Kallari, i cili natën e ngjarjes ka punuar nga ora 19:00 deri në orën 7:00 të mëngjesit të ditës tjetër, duke marrë mbetje dhe duke i çuar tek elevatori.

“Rreth orës 5:00, ai ka lëvizur për 40 minuta nga vendi i punës për nga vendi ku ka punuar viktima nga transportieri i ri, siç deklaron shtetasja Z.B., ndërsa vdekja e shtetasit Ardit Gjoklaj ka ndodhur pas orës 3:30, pasi ai në këtë orë ishte kthyer ne punë me shtetasen Z.B. Këtë lëvizje të fadromës e ka deklaruar edhe roja i landfillit, shtetasi G.K. Procesi i punës së drejtuesit të fadromës është i tillë që ka gjithmonë përpara 4 punëtorë, të cilëve u dërgon plehra me kovën e fadromës dhe ata më pas me lopata bëjnë hedhjen e mbeturinave në transportier”, thekson Prokuroria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

20/08/2026
PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

20/08/2026
RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

20/08/2026
Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

20/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

20/08/2026
PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

20/08/2026
RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

20/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.