Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Aksidenti tragjik i Sukthit, familjarët shokohen kur hapin çantën e Gretës, ata kanë një lutje

17/10/2016
Aksidenti tragjik i Sukthit, familjarët shokohen kur hapin çantën e Gretës, ata kanë një lutje
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pas aksidentit tragjik ku vdiqën 3 shoqet e ngushta, familjarët përballen me një tjetër problem. Një aksident tragjik tronditi vendin disa ditë më parë, ku 4 të rinj humbën jetën pasi dy makina u përplasën në autostradën Tiranë-Durrës. 36-vjeçari Dashnor Deliallisi ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi dhe në sens të kundërt dhe ka përplasur për vdekje tre shoqet e ngushta Gretën, Izabelën dhe Elonën.

Kushërira e Greta Sherifit me iniciale N.E., ka kontaktuar pranë redaksisë tonë duke kërkuar ndihmë nga ndjekësit për telefonat e 23-vjeçares. Sipas saj, familjarëve u janë dorëzuar disa sende pa vlerë, por jo telefonat. Ata janë të gatshëm të paguajnë në vlerë monetare, vetëm që telefonat t’u kthehen, pasi aty kanë kujtimet me Gretën.

Kushërira iu bën thirrje personave që kanë telefonin që të mendojnë për dhimbjen e familjarëve dhe t’ua kthejnë, pasi janë e vetmja gjë që u ka ngelur nga vajza e tyre. Ndërkohë, e pyetur për dy shoqet e tjera të Gretës, kushërira thotë se familjarët e tyre i kanë marrë sendet personale, duke qenë se vlera e atyre telefonave nuk ishte aq e lartë.

“Përshëndetje JOQ! Dua ndihmën tuaj. Nga vendi i aksidentit në 13 tetor në Sukth me viktima tre gocat, janë humbur dy telefonat e Greta Sherfiti, 1 iPhone 6 e një iPhone 7. Ju lutemi postojeni nëse dikush i ka ose di diçka ne si familje jemi tëgatshëm t’ju japim në lekë vlerën e telefonave që t’i blejnë të rinj. Telefonat e Gretës i duam pas se aty na ka lenë terë kujtimet e saja. Ju lutemi te na i kthej pas kush i ka. Shume faleminderit ju lutem postojeni. Unë jam kushërira e saj, por u rritëm në një shtëpi, qe motra ime e vogel. Javës tjetër do behet edhe denoncimi në polici se prindërit s’janë akoma në gjendje. Është gjetur vetëm çanta e saj e hapur me cigaret, portofolin me 4 mijë lekë brenda e ca gjëra pa vlerë, por telefonat nuk u gjetën”, thotë kushërira e Gretës.

Më tej, ajo bën me dije se po atë ditë pas aksidentit dikush është futur në “Facebook”-un e 23-vjeçares rreth orës 15:24 minuta, ndërsa sendet e dy shoqeve të tjera janë dorëzuar tefamiljarët.

“Po, të afërmit e dy shoqeve të tjera i kanë marrë, thanë policët, por ishin telefona me vlerë më të vogël, për një telefon të Gretës e dimë sigurisht që ishte teçanta e saj e tjetrin në dorë kur ndodhi aksidenti. I kanë marrë ndoshta nga vlera e lekëve pa menduar vlerën e fotove për neve. Kur na dhanë çantën të hapur i thamë se mungojnë telefonat e na thanë nuk u gjendën, shkoni e kërkoni në makinë. Por, çanta po të qe hapur në momentin e aksidentit gjërat që kishte brenda do ishin shpërndarë, policët thanë se çantën e gjetën veç me ato gjëra brenda”, është shprehurkushërira e Gretës. Jeta osh Qejf.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

20/08/2026
PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

20/08/2026
RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

20/08/2026
Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

20/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

20/08/2026
PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

20/08/2026
RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

20/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.