Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO – REPORTAZH I RAI/ Kryeprokurori Leçes kundër Tahirit: Shqipëria, një nga furnizuesit kryesor të drogës

16/10/2016
VIDEO – REPORTAZH I RAI/ Kryeprokurori Leçes  kundër Tahirit: Shqipëria, një nga furnizuesit kryesor të drogës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një javë më parë, rrjeti televiziv italian RAI 3, solli një reportazh të realizuar në qytetin e Krujës, ku zbulonte plantacione të kultivimit të kanabisit.
Në një tjetër material të publikuar ditën e sotme, këtë herë gazetarët e RAI kanë intervistuar kryeprokurorin e Leçes, Cataldo Motta, kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, ndërsa risjellin edhe njëherë në vëmendje deklaratat e Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në reportazhin e parë.
Në intervistën e dhënë për RAI 3, Kryeprokurori Motta shprehet se Shqipëria është kthyer në furnizuesin kryesor të drogës për Italinë dhe se gjatë 5 viteve të fundit është shumëfishuar sasia e kapur e drogës që vjen nga vendi ynë.

Reportazhi i plotë

Udhëtimi ynë në malet e Krujës ka bërë shumë zhurmë në Shqipëri. Ditën pas publikimit të reportazhit nga RAI për kultivimin e marijuanës, lajmi u pasqyrua në faqet e para të gazetave kryesore në Shqipëri, e deri në parlament. Partia opozitare, e drejtuar nga Lulzim Basha, shprehet hapur kundër qeverisë.
“Prodhimi i drogës është aktiviteti ekonomik kryesore i vendit, ku burimet njerëzore dhe financiare të Shqipërisë, çdo ditë e më shumë po i drejtohen ekonomisë së kanabisit”.
Megjithatë, Ministri i Brendshëm i Shqipërisë kishte deklaruar totalisht të kundërtën.
“Shqipëria nuk është vend problematik sa i përket trafikut të drogës”.
Por përgjigjja për Tahirin vjen nga Leçe, nga Prokurori Cataldo Motta, Shefi i Antimafias në Leçe, titullari i të gjitha dosjeve për trafikun në kanalin e Otrantos.
“Problemi është i joni sepse jemi vetëm 44 milje nga Vlora. Është Puglia që tashmë është porta hyrëse për Europën Perëndimore”.
Puglia, porta hyrëse e kanabisit drejt Europës, ku vetëm në ditët e fundi janë kapur 6 trafikantë me 1 ton marijuanë, në dy operacione të ndryshme nga Guardia di Finanza dhe Skuadrës Lëvizëse të Leçes.

rai3-768x410“Mendoj se statistika jote nuk është e vërtetë sepse, në 2013 vinte më shumë drogë në Itali nga brigjet tona”,
deklaroi Ministri Tahiri.
Në fakt të dhënat tona janë të njëjtat me Prokurorin Motta, të cilat flasin për një ‘boom’ droge drejt Italisë.
“Këtë vit kemi pasur sasi tepër të mëdha droge të sekuestruara. Vetëm në javën e fundit të Shtatorit, Guardia di Finanza ka sekuestruar 3 ton e 800 kilogramë marijuanë”, deklaron Motta.
Tonelata e tonelata droge… Por si ka mundësi gjatë këtyre 5 viteve të fundit. Për këtë, Prokurori Motta e ka një shpjegim…
“Në të shkuarën ka pasur bashkëpunim me autoritetet shqiptare, por kjo është dobësuar disi, ndoshta ka rënë interesi nga ana e autoriteteve shqiptare”.
Deklaratat e Mottës nuk e kapin në befasi Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, i cili hedh akuza të rënda kundrejt qeverisë, të cilat i përkthejmë siç i thotë ao.
“Kultivimi i drogës është lejuar nga qeveria, një mënyrë për të mbledhur fonde për të blerë zgjedhjet e ardhshme”.
Kjo, thotë Basha, bëhet me implikimin e strukturave të korruptuara të policisë, me gjobën që i merret kulivuesve  për policinë.
Ministri Tahiri na kishte ftuar të shikonim në shtëpinë tonë, për plantacionet e shumta që zbulohen në Puglia.
“Edhe në Itali ka plantacione, por sigurisht jo të mëdha si në Shqipëri, sepse përndryshe nuk do kishim nevojë për importin nga Shqipëria. Mund të them se Shqipëria ka hyrë në rrugën e të qenit një nga furnizuesit kryesor të substancave të drogës. Kur ne kemi në përgjim një telefonatë ku është prezent një shqiptar, në 90 për qind të rasteve bëhet fjalë për trafik të organizuar të substancave të drogës”, shprehet Motta.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.