Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKEMA/ Si i vendoste dhe i vilte gjobat Emiljano Shullazi!

14/10/2016
SKEMA/ Si i vendoste dhe i vilte gjobat Emiljano Shullazi!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Emiljano Shullazi me anë të dhunës dhe kërcënimit me armë e ka detyruar biznesmenin Ylvi Beqja të paguajë shuma të ndryshme parash për llogari të tij dhe pjesëtarëve të bandës.
ABC News ka mësuar se vet Shullazi i ka dhënë biznesmenit Beqja, disa emra për llogari të cilëve do lëshonte çeqet me pagesat e “gjobës”. Në mesin e personave, në emër të cilëve janë firmosur çeqet për tërheqjen e parave, prokuroria thotë se janë edhe dy të arrestuarit e mesditës së enjte, Endrit Qyqyja dhe Endri Zela. Burimet thonë se në dhjetor të 2014, të dy të arrestuarit Qyqja dhe Zela kanë tërhequr para nga bankat e nivelit të dytë me çeqet që ka lëshuar biznesmeni Beqja.
Në vendimin e gjykatës, që ka caktuar masën e sigurisë “arres me burg” për dy të arrestuarit, ndër të tjera thuhet se Emiljano Shullazi ka përdorur në dy raste emrin e nipit të tij Endri Zela në tërheqjen e parave. Të dy këto raste, thonë burimet janë dokumentuar, ku Zela ka thyer dy çeqe në bankën e nivelit të dytë brenda dy ditë duke tërhequr në total 50 mijë euro. Vetëm një ditë pasi nipi i Shullazit kishte marr 50 mijë euro, në bankën e nivelit të dytë është paraqitur edhe Endri Qyqja. Ai ka thyer një çek me vlerë 16 mijë euro, duke i tërhequr nga llogaria bankare e kompanisë arabe që biznesmenit Ylvi Beqja e përfaqësonte.
Të tre këto raste, thonë burimet nga akuza, janë marr me anë të kërcënimit dhe dhunës fizike ndaj biznesmenit Beqja, i cili tashmë është marr në mbrojtje nga Zyra për Mbrojtjen e Dëshmitarëve të Drejtësisë.
Nga ana tjetër, ABC News ka mësuar se Emiljano Shullazi ka përdorur edhe persona të tjerë, në emër të cilëve janë firmosur çeqet nga biznesmeni Beqja si pasoj e dhunës dhe kërcënimit. Por, për shkak të sekretit hetimor, burimet nuk konfimrojnë emrat e personave që po hetohen si përfitues të paligjshëm të shumave që Ylvi Beqja është detyruar të paguajë në formën e gjobës shuma të mëdha parash, që ndodhen edhe në proces verifikimi.
Ndërkohë, burimet thonë se pas arrestimit asnjëri nga dy të dyshuarit Endrit Qyqja dhe Endri Zela nuk kanë pranuar të japin shpjegime për akuzat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.