Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ Grabitja në Maliq, rrëfehet viktima: Më shtrëngonin veshin me darë, deri sa më morën lekët e druve

14/10/2016
DETAJE/ Grabitja në Maliq, rrëfehet viktima: Më shtrëngonin veshin me darë, deri sa më morën lekët e druve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dy persona të maskuar kanë grabitur në orët e para të mëngjesit të së enjtes, dy të moshuar në fshatin Rov të Maliqit.
Xhevat Zëre, 60 vjeç, ka qenë në banesë bashkë me të shoqen kur rreth orës 02:00 ka dëgjuar zhurmë në shtëpi. Sapo është ngritur nga krevati dhe ka dalë në korridor, është përballur me dy persona të maskuar, që pa i thënë asgjë e kanë goditur me një levë hekuri në trup duke e rrëzuar në dysheme.
Me pas e kanë ngritur dhe i kanë kërkuar lekët që kishte në shtëpi. Fillimisht, mësohet se 60-vjeçari nuk ka pranuar të jepte lekët, por më vonë, pas goditjeve dhe torturave që kanë ushtruar dy personat e maskuar ka qenë i detyruar t’u jepte 1 milion lekë që i kishte ruajtur për të blerë drutë e zjarrit.
Krahas lekëve, maskat kanë marrë edhe bizhuteritë e nuses së djalit, dy byzylykë, një floriri dhe një argjendi si dhe një unazë floriri. Policia ka shoqëruar disa persona në polici, por deri tani nuk ka asnjë të dyshuar.

Rrëfehet Xhevat Zëre

“Isha në gjumë kur kam dëgjuar zhurmë në korridor. U ngrita për të parë nga vinte zhurma. Në shtëpi isha unë me gruan dhe në një dhomë tjetër të banesës ishte nusja e djalit me nipin e vogël. Për një moment mendova mos ishte ngritur nusja e djalit. Por kur dola në korridorin e shtëpisë, jam përballur me dy persona të maskuar të cilët më kanë goditur me një levë hekuri në trup duke më rrëzuar në tokë. Fill pas meje kanë dalë në korridor gruaja dhe nusja e djalit. Maskat ju kërkuan të mos flasin, në të kundërt do të më vrisnin.
‘Nuk kam lekë’ u thashë, por sa herë i kundërshtoja më godisnin me një levë në sy të gruas dhe nuses së djalit. Njeri prej tyre më mbante ndërsa tjetri me një darë që mbante në dorë më kapte nga veshët dhe nga gishtat e duarve dhe m’i shtrëngonin aq fort sa nuk duroja nga dhimbja. Në kushte të tilla kam parë gruan që solli lekët që kisha ndarë për drutë e zjarrit. Më pas i kërkuan nuses të sillte bizhuteritë. Ishte e pamundur të kundërshtonte. Pastaj ikën, por para se të largoheshin më kanë goditur edhe një herë tjetër me levë në trup dhe me grushte duke më lënë të mbytur në gjak”.
/Shekulli/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.