Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Çështja çame, Shpëtim Idrizi me tone kritike ndaj Metës: Nuk ishe as si kryeministri i 1999

13/10/2016
Çështja çame, Shpëtim Idrizi me tone kritike ndaj Metës: Nuk ishe as si kryeministri i 1999
Share on FacebookShare on Whatsapp

Çështja çame dhe qëndrimi i kryeparlamentarit Meta gjatë vizitës së tij në Athinë ishte në qendër të diskutimit që kreu i PDIU­së, Shpëtim Idrizi mbajti nga foltorja e Kuvendit, në nisje të seancën e sotme plenare.

Idrizi gjatë fjalës së tij me tone mjaft kritike ndaj Metës për qëndrimin që mbajti në Athinë, duke ia faturuar si tha ai, çështjen çame të shkuarës, ndërkohë që ajo i takon së sotmes. Idrizi i kujtoi Metës se përtej aleancave dhe llogarive elektorale, në politikë ka disa detyrime që nuk i shmang dot, duke sjellë rastin e rezolutës së shqiptarëve të Çamërise.

“Unë nuk e fsheh habinë për gjuhën që zgjidhët në Athinë, sepse më shunmësesa e sofistuikuar një ditë më pas mikpritësi juaj firmosi një letër ku komisionri Hahn u shpall armiku i klasës vetëm sepse përfshiu në axhendë çështjen çame. Unë shpresoja të shihja në sjelljen tuaj të atjeshme të paktën kryeministrin e vitit 1999 kur vizitonte Athinën ose kryetarin e LSI kur organizonte mbështetje dhe mbështeste cështjen came.

Ma merr mendja se do të jenë çuditur edhe vetë grekët të cilët me siguri nuk prisnin që të kishin në të njëjtën gjatësi vale me ju për të harruar një çështje e cila nuk e harron asnjë nga qytetarët e tu dhe sëfundi as europianët. Ju thoni ta lëmë të shkuarën dhe ta shohim të ardhmen! Po Presidenti i Greqisë nuk ja lë çështjen e varrezave të shkuarës, por ja faturoi të ardhmen, askush nuk u ndje. As ju dhe as kolgët që ju shoqëronin. Por të vdekurit janë njësoj kudo, trajtohen me të njëjtin respekt, ndaj do të ishte e udhës të paktën të kishin kërkuar varet e shqiptarëve në Çamëri, por kjo befas ndodhi që i përket të së shkuarës.

Nëse nuk lejohen ndërtimet e varresave prej të rënëvë në Çameri prej genocidit fashist grek në fund të luftës së dytë botërore asnjë arkëmort grek nuk do të ketë në Shqipëri. Unë betohem solemnisht për këtë në emër të PDIU, pro edhe në emër të të gjithë shqiptarëve sido që të kem bindjen dhe besimin unë jam i bindur që nuk do ti lejoj. Nuk ka gjuhë të mëndafshtë apo helm që të na bindë , nuk ka aksion politik tokësor dhe detar, ajror që ne të na thyej, aty do të jemi, përballë do të na kenë.

Unë nuk paragjykoj asnjë delegacion parlamentar kudo që të shkojë ai, le ta ndërtojnë si të duan, por mendësia e përjashtimit është e hidhur dhe buron nga mungesa e tolerancës dhe shpirtit integrues. Mirë ne të PDIU që nuk na përfshini kur shkoni në Athinë, por të paktën ka deputetë me origjinë çame nga partitë e tjera këtu në parlament”,u
shpreh
Shpëtim
Idrizi
.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

20/08/2026
PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

20/08/2026
RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

20/08/2026
Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

20/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

20/08/2026
PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

20/08/2026
RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

20/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.