Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vrau burrin e të dashurës, dënohet gjysmë shekulli burg së bashku me vëllain

12/10/2016
Vrau burrin e të dashurës, dënohet  gjysmë shekulli  burg së bashku me vëllain
Share on FacebookShare on Whatsapp

50 vite burg për dy vëllezër, të cilët u shpallën fajtorë për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim, ka qenë vendimi i mesditës së mërkurës i Gjykatës së Tiranës.

Bëhet fjalë për Aleks Lalën (Totraku) dhe Antonio Lalën, të cilët u deklaruan fajtorë në mungesë për vrasjen e Agron Dervishit, ngjarje kjo e ndodhur në datën 2 janar të vitit 2013, në zonën e Kasharit. Motivet e këtij krimi dhe mënyra se si u zbardh ngjasojnë me skenarët e filmave. Në analizë të provave të prokurorisë u krijua dyshimi se Agron Dervishi është vrarë për të përfituar nga pasuria e tij e tundshme dhe vlera monetare.

Hetimi zbuloi se një nga autorët e vrasjes, Aleks Lala Totraku, ka qenë i dashuri i bashkëshortes së të ndjerit. Për shkak të lidhjes, ai kishte dijeni mbi biznesin e viktimës në Itali në fushën e ndërtimeve si dhe vlerat monetare. Vrasja, e cila fillimisht u dyshua si një grabitje, mbeti e pazbardhur për rreth 11 muaj, kur rastësisht policia merr informacion se persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në ajër në zonën e Kamzës. Pasi shkoi në vend, policia konfirmoi se ishte qëlluar me armë në ajër në oborrin e familjes Lala dhe gëzhoja e gjetur në oborr doli e qitur nga e njëjta armë me të cilën ishte vrarë Agron Dervishi.

Lidhja intime mes të dyshuarit dhe bashkëshortes së viktimës, si dhe gëzhoja e gjetur, ndërtuan motivin e kësaj ngjarjeje, motiv i cili u përforcua edhe nga dëshmitë e familjarëve të tjerë të të ndjerit. Ndonëse gjatë gjykimit avokati i dy vëllezërve Lala, të shpallur në kërkim, pretendoi se motivet dhe gëzhoja ishin një inskenim, në fund gjykata vendosi t’i shpallë fajtorë vëllezërit, duke i dënuar secilin me nga 25 vite burgim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

20/08/2026
PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

20/08/2026
RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

20/08/2026
Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

20/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

20/08/2026
PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

20/08/2026
RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

20/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.