Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ç’është Dita e Ashures dhe historia e saj

12/10/2016
Ç’është Dita e Ashures dhe historia e saj
Share on FacebookShare on Whatsapp

Besimtaret bektashinj në të gjithë vendin festojnë sot Ditën Botërore të Ashures, një ditë e veçantë që përkujton 72 të rënët në tokën e Qerbelasë. Fjala “ashura” vjen nga gjuha arabe dhe rrjedh nga rrënja “ashr” që në arabisht do të thotë dhjetë. Dita e Ashures është dita e dhjetë e muajit Muharem.
Dita e Ashures është një ditë e shënuar, duke qenë se përkon me një sërë ngjarjesh të rëndësishme në historinë Islame. Në këtë ditë është pranuar pendesa e Hz. Ademit, është ndaluar në malin Xhud anija e Hz. Nuhut, ka lindur dhe ka dalë nga flakët e zjarrit pa u djegur Hz. Ibrahimi, është shëruar nga sëmundja e gjatë Hz. Ejubi, ka shpëtuar nga barku i peshkut Hz. Junusi, është ngjitur në qiell Hz. Isai. Po në këtë ditë ka rënë dëshmor në vendin e Qerbelasë nipi i dashur i profetit Muhamed alejhiselam, Hysejni Allahu qofte i kenaqur me të. Pjesa me e madhe e botes muslimane perkujtuan keto 10 dite te matemit duke u distacuar nga gjerat qe i sjedhin kenaqesi per te kujtuar vuajtjet e familjes profetike qe hoqen mundime ne fushen e qorrbelase ku u martirizuan gjaku i ehlibejtit nga sundimtari i asaj kohe jezidi i biri muavijes. Megjithëse kjo ditë është konceptuar si një sherbesë ëmbëlsie, dita e ashures është e rëndësishme për nga vlera shpirtërore që simbolizon dhe atmosfera vëllazërore që sjell. Duke marr si shkak ditën e ashures, le të kujtojmë edhe një herë fqinjin, le të bëhemi pengesë për unin tonë duke agjëruar, të pajtohemi me atë që nuk flasim dhe të kujtojmë devizën islame : “Të gjithë myslimanët janë vëllezër.”
Sipas një transmetimi të Abdullah ibn Abasit kur pejgamberi Muhamed a.s. erdhi në Medine, vuri re që hebrenjtë mbanin agjërim ditën e ashures dhe pyeti shkakun.
Ata iu përgjigjën : “Kjo është një ditë e madhe. Atë ditë Allahu e shpëtoi Musain dhe popullin e tij nga dhuna e Faraonit. Si falënderim për këtë, profeti Musa agjëroi atë ditë. Edhe ne për respekt agjërojmë”.
I Dërguari Allahut u shpreh : “Ne e nderojmë më shumë se ju profetin Musa (salallahu aleihi we selem)”. Duke mbajtur edhe vetë agjërim urdhëroi popullin e tij të agjërojë ditën e ashures. (Muslim, Sijam, 128).
Pasi u bë obligim agjërimi i Ramazanit, i Dërguari i Allahut Muhammedi (salallahu aleihi we selem) solli një liri për këtë temë duke thënë: “Pa dyshim që dita e ashures është një ditë nga ditët e Allahut. Kush të dojë agjëron dhe kush te dojë, jo.” (Buhari, Sami, 57 ; Muslim, Sijam 117).
Agjërimi në ditën e ashures është sunnet (vullnetar). Veçse pejgamberi ynë i nderuar (salallahu aleihi we selem), për të mos u ngjarë hebrenjve, na këshillon që së bashku me ditën e dhjetë të Muharremit, të agjërohet edhe dita e nëntë apo e njëmbëdhjetë, ose të agjërohen tri ditë të njëpasnjëshme.
09 Muharrem – E Hëne, 10 Tetor (Syfyri 05:12 – Iftari 18:13)
10 Muharrem (DITA E ASHURASË) – E Marte, 11 Tetor (Syfyri 05:13 – Iftari 18:12)
11 Muharrem – E Mërkure, 12 Tetor (Syfyri 05:14 – Iftari 18:10)

Shkaku i agjërimit të ditës së ashures

Është falënderim për Zotin që e shpëtoi Musain (alejhi selam) dhe popullin e tij nga faraoni dhe ithtarët e tij, e kjo ka ndodhur në ditën e dhjetë të muajit muharrem.

Dobitë e agjërimit të kësaj dite

1. Agjërimi i ditës së ashures është synet dhe i preferuar, me që është praktikuar, gjithashtu, nga Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të!).
2. Këtë ditë e kanë agjëruar edhe shokët e Pejgamberit (paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të!) si dhe Musai (alejhi selam) para tyre, ne shenjë falënderimi, ndaj madhërisë së Zotit.
3. Edhe historikisht kjo ditë ka vlerë madhështore.
4. Preferohet agjërimi i një dite para ose pas saj; d.m.th.: (9-10 ose 10-11 muharrem) për t’u dalluar nga hebrenjtë, sepse këtë e ka urdhëruar Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të!).
5. Kjo është çka u përmend në sunet, sa i përket kësaj dite, e çdo gjë tjetër që bëhet në të, është risi (bidat) dhe në kundërshtim me udhëzimin e Muhamedit (paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të!).
Kjo është prej mirësisë së Allahut të lartësuar ndaj nesh, sepse na e mundësoi që nëpërmjet agjërimit të një dite, të na falen mëkatet e një viti të plotë; e Allahu është pronar i mirësisë së madhe. Kështu që shpejto, dhe shfrytëzoje këtë mirësi! Filloje vitin tënd të ri me adhurim dhe punë të mbara, sepse punët e mira i shlyejnë ato të ligat (të këqijat).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

20/08/2026
PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

20/08/2026
RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

20/08/2026
Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

20/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

20/08/2026
PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

20/08/2026
RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

20/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.