Burime të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, bëjnë të ditur se dje, u arrestua Bardhok B., 59 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë sepse, në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj dy vajzave dhe bashkëshortes së tij, shtetaseve: V. B., 51 vjeç, Xh. B., 23 vjeçe dhe F. B., 19 vjeçe, duke iu shkaktuar dëmtime për shëndetin, si dhe ka shkatërruar orenditë shtëpiake.
Sipas policisë, bazuar në nenin 130/a të Kodit Penal, 51-vjeçares V. B., iu plotësua kërkesë padi për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtës. /DRONI.al/






