Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Laçi si Venecia, 10 motobarka rrugëve me ujë

11/10/2016
Laçi si Venecia, 10 motobarka rrugëve me ujë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Drejtoria e Emergjencave Civile raporton për situatën e fundit të përmbytjeve në Mirditë, Dibër dhe Kurbin. Sipas tyre, reshjet intensive të rëna kryesisht në orët e pasdites së djeshme kanë shkaktuar përmbytje në zonën e Kurbinit. Një shtetas ka humbur jetën aksidentalisht, si dhe ka pasur dëme në banesa, bagëti dhe prodhime bujqësore.
Në ndihmë të banorëve të prekur nga reshjet kanë shkuar strukturat e Emergjencave Civile, forca zjarrfikësve, policore, ushtarake dhe të njësive vendore.
Në operacionin në zonën e Laçit janë angazhuar 152 punonjës, 30 mjete dhe 10 motobarka: 12 punonjës të strukturave të Emergjencave, 20 forca të FNSH, Shkodër, 30 forca zjarrfikëse të Laçit, Lezhës, Mirditës; 60 forca ushtarake dhe 30 forca të Policisë lokale.
Si pasojë e rritjes së prurjeve të përroit, pati dalje të ujërave nga shtrati. Dje rreth orës 19:00 pati stuhi me intensitet shumë të lartë duke u krijuar gjendje kritike për banorët e qytetit, kryesisht në lagjen nr. 4, tek Konviktet dhe përgjatë unazës së qytetit.
Për shkak të reshjeve intensive dhe daljes së ujerave të përroit shtetasi Kol Mënga, 48 vjeç  ka humbur jetën duke u përfshirë nga rryma e fuqishme e ujit.
Forcat e MZSH-së, në bashkëpunim me forcat e ndërmarrjeve të Bashkisë Kurbin, u gjendën të parat në vendngjarje dhe dhanë ndihmën për evakuimin e banorëve të zonës, si dhe largimin e ujërave nga banesat.
U ngrit Komisioni i Emergjencave Civile të Bashkisë dhe u organizua puna për përballimin e emergjencës së krijuar.
Për pasojë janë përmbytur 30 banesa në zonën e stadiumit, 20 banesa të lagjen “Demokracia”, si dhe disa banesa në lagjen Sanxhak.
Në oborret e banesave poshtë kanalit të ujrave të larta ka pasur prezencë uji, kurse në tokat bujqësore ka dëme të kulturave bujqësore të stinës.
Në Shullaz dhe në Malbardhë, në Njësinë Administrative Milot, situata ka qenë më e vështirë sepse dalja e ujërave të përroit ka sjellë përmbytjen e rreth 50 banesave.
Në afërsi të autostradës me ndihmën e forcave të policisë janë evakuuar 6 familje, më të rrezikuarat.
Në fshatin Delbënisht janë dëmtuar segmente të rrugës kryesore, duke ndërprerë lëvizjen e mjeteve.
Edhe në këtë Njësi Administrative forcat e ushtrisë dhe të policisë janë angazhuar intensivisht për të ndihmuar komunitetin dhe largimin e ujërave nga banesat.
Në të gjithë qarkun e Lezhës hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe nuk ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike.
Në fshatin Lurth, për shkak të reshjeve intensive ka pasur dëmtime të banesave, në bagëti dhe në prodhime bujqësore. Janë evakuuar 2 familje, por niveli i ujerave më pas ka rënë.
Në Njësinë administrative Komsi, bashkia Mat, për shkak të reshjeve intensive ka ndodhur një rrëshqitje dheu duke dëmtuar një banesë.
Gjithashtu, në këtë njësi për shkak të daljes së ujërave të përroit nga shtrati ka pasur edhe në zonën përreth Uzinës rrezikim të banesave. Bashkia Mat ka evakuuar vetëm 1 familje.
Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile Shemsi Prençi gjatë gjithë natës dhe sot ka monitoruar situatën e krijuar duke koordinuar veprimet e forcave operacionale.
Situata ditën e sotme është drejt përmirësimit për shkak të ndërprerjes së reshjeve intensive dhe masave të marra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.