Foto Ilustruese
Reshjet e shiut shkaktojnë viktimën e parë në Laç.
Sipas policisë, mësohet se rreth orës 23:40 të mbrëmjes së kaluar, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, në vendin e quajtur “Kodra e Bushit” në Laç, në një kanal ka gjetur vdekjen shtetasi Kol Menga, rreth 48 vjeç, banues në Laç – Kurbin.
Nga kryerja e veprimeve hetimore rezulton se ngjarja ka ndodhur në mënyrë aksidentale si pasojë e mbytjes në ujë .
Në këtë situatë të krijuar nga reshjet e dendura të shiut, në Laç, janë angazhuar forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me grupe të FNSH-së Shkodër me qëllim ndihmën në evakuimin e banorëve si dhe në çdo rast tjetër në nevojë.






