Foto Ilustruese
“Sërish 700 kilogramë drogë nga Shqipëria në Itali. Po nga del vallë kjo drogë, se Rama e Tahiri thonë nuk ka më kanabis në vendin tonë. Droga çau detin por pasi u kap në Itali na del aksion i përbashkët . Po nëse është aksion i përbashkët, pse nuk ndalohet asnjëherë droga në Shqipëri, po gjithnjë në Itali. E vetmja meritë e Ramës e Tahirit është që kur droga kapet në brigjet fqinjë, këta të dy bëjnë një deklaratë për mediat”, ka ironizuar deputeti i PD-së Flamur Noka.






