Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar për situatën e përmbytjeve, të orëve të fundit.
Sipas tij, ndërsa kryeministri rreh gjoksin për suksese imagjinare, qindra familje në Laç e Fushë Krujë janë lënë në mëshirë ët fatit.
Për kreun e PD-së, shiu i parë i rënë, përmbyti edhe investimet e rilindjes urbane.
Basha i shpreh gjithashtu ngushëllimet e tij, familjes të viktimës së mbrëmshme të përmbytjeve në Laç.
Deklarata e plotë e kreut të PD-së Luzlim Basha
Ndërkohë që Edi Rama rrihte gjoksin për suksese imagjinare, qindra familje të Lacit dhe Fushë Krujës u lanë në mëshirë të fatit.
Këto janë investimet e rilindjes: me shiun e parë qytetet përmbyten, shtëpitë e bizneset po ashtu. Qytetarët janë braktisur nga kjo qeveri e papërgjegjshme që kujtohet për ta vetëm për t’ju marrë votën.
Fatkeqësisht përmbytjet mbrëmë shkaktuan një tjetër viktimë, ashtu si edhe një vit më parë. Duke shprehur ngushëllimet për familjen e Kol Mengës që humbi jetën tragjikisht për shkak të përmbytjeve, i bëj thirrje qeverisë të lërë propagandën dhe të marrë në dorë situatën për të ndalur çdo fatkeqësi tjetër dhe për tju ardhur në ndihme banorëve të goditur. /DRONI.al/






