Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDAL/ Shkolla e Magjistraturës fsheh konkursin, “emëron” me prenotime 25 prokurorë e gjyqtarë

10/10/2016
SKANDAL/ Shkolla e Magjistraturës fsheh konkursin, “emëron” me prenotime 25 prokurorë e gjyqtarë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shkolla e Magjistraturës gjendet pranë një skandali, sipas kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj.
Ndërsa sot ka hyrë në fuqi ligji Rivlerësimit, kjo shkollë zhvillon një konkurs jo transparent për 25 prokurorë e gjyqtarë.
“Rivlerësimi nis me kapjen e sistemit, Edi Rama prenoton 25 vende në prokurori e gjykata”, denoncon Alibeaj.
Sipas Alibeajt, nisur edhe nga tradita 20-vjeçare, kjo shkollë prej më se një muaji shpallte vendet vakante, kriteret si dhe procedurat për zgjedhjen e kandidatëve. Por, këtë vit, Alibeaj denoncon s kjo shkollë i ka shmangur të gjitha këto, për më tepër që realizimin e konkursit e ka bërë pa hyrë në fuqi, ende ligji i ri.

Deklarata e plotë e kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Alibeaj

Rivlerësimi nis me kapjen e sistemit, Edi Rama prenoton 25 vende në prokurori e gjykata


enkelejd alibeaj, 10 tetorSot, është dita e parë e hyrjes në fuqi të ligjit të rivlerësimit, dhe sot Edi Rama ka bërë hapin e parë konkret e të dukshëm të kapjes së sistemit të drejtësisë.
Ky ligj, ndër të tjera ka parashikuar ne nenin 68 pika 2 se Shkolla e Magjistraturës ngarkohet të organizoje një konkurs jashtë radhe për 25 kandidate, gjyqtare dhe prokurore.
Sipas këtij ligji, dhe ligjit ekzistues për Shkollën e Magjistraturës, faza e parë e një konkursi të tillë është hapja e procedurës së pritjes së kërkesave të gjithe të diplomuareve, brenda ose jashte vendit, që janë të interesuar dhe kanë dëshire të marrin pjesë. Kjo periudhe e pritjes së aplikimeve, sipas traditës pothuajse 20 vjecare ka qënë bërë transparente për publikun, ne median e shkruar dhe atë elektronike, e ka zgjatur jo më pak se 1 muaj. Të interesuarit gjatë kësaj kohe njiheshin me vendet vakante, plotesonin dokumentacionin dhe dorëzonin kerkesat dhe lista e aplikuesve publikohej. Më pas, procedohej me konkursin e testimit të njohurive.
Ndryshe nga kjo praktikë, pikërisht sot, media njofton se Shkolla e Magjistratures organizon konkursin e pranimit. Pa shpallur paraprakisht dhe publikisht se një konkurs do të zhvillohej. Pa shpallur vendet sipas preferencës në profilin prokuror apo gjyqtar, pa bërë ndarjen e tyre, pa shpallur procesin e thirrjes për aplikime për cdo të interesuar, pa iu dhënë mundësinë të diplomuarve të paraqesin kërkese. Kjo sepse, ligji vetem sot ka hyre ne fuqi, dhe se nga sot e tutje duhet të zhvilloheshin këto procedura paraprake.
Listat e aplikanteve askush nuk i ka parë, askush nuk është në dijeni për menyren se si ata janë përzgjedhur. Cdo gjë është bërë në terr. Kjo është një shkelje flagrante e ligjit, sepse, cdo veprim qoftë edhe okult i mbledhjes së aplikimeve, perpilimit të listave, perzgjedhjes së aplikanteve dhe ftesës për të marrë pjesë në konkurs, nese është bërë, është bërë para datës 10 tetor 2016. Dhe nese është bërë para dates 10 tetor 2016, është tërësisht i paligjshëm. Ligji ka hyrë në fuqi vetëm sot. Dhe nga sot lind e drejta dhe detyrimi i ketij organi të procedoje me pritjen e kërkesave për periudhe kohe të arsyeshme, të presë plotësimin e dokumentave individuale, të perpiloje listat e me pas të organizojë konkursin duke mos ia mohuar askujt të drejten për të marre pjesë.
Organizimi i konkursit sot, pervecse është një shkelje flagrante e ligjit për Shkollen e Magjistratures, të ligjit të sapomiratuar të vetting-ut, është hapi i parë dhe konkret i kapjes politike të sistemit të drejtësisë. Plani i kapjes së sistemit të drejtësisë filloi me kapjen politike të Shkolles së Magjistratures në vitin 2014, dhe sot po materializohet me hapin e radhës: 25 individë të perzgjedhur në terr, pa transparencë por me shumë gjasë sipas prirjeve politike,  pritet të jene gjyqtaret dhe prokuroret e nesërm.
Hapi i sotëm është rrenimi perfundimtar i cdo përpjekje për pavarësi dhe moskapje politike të sistemit të drejtësisë.
/DRONI/al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.