Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ Si ishte organizuar dhe funksiononte grupi kriminal i menaxhimit të 23 tonë kanabis në Vlorë

10/10/2016
DETAJE/ Si ishte organizuar dhe funksiononte grupi kriminal i menaxhimit të 23 tonë kanabis në Vlorë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria për Krime të Rënda ngre dyshime se grupi kriminal që menaxhonte parcelat e hashashit në tre fshatrat e Vlorës, të asgjësuar ditët e fundit, merrej edhe me trafik të drogave të forta.
ABC Neës ka siguruar një kopje të vendimit të gjykatës, që vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Taulant Haxhiraj.
Në vendim, renditen provat dhe dyshimet e prokurorisë për këtë grup kriminal që funksionon prej vitesh në qarkun e Vlorës. Në dosje thuhet se Haxhiraj është personi kryesor që organizon veprimtarinë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve cannabis sativa dhe në fushën e shitjes dhe tregtimit të lëndëve narkotike të forta. Këtë krim, thuhet në vendimin e gjykatës, Haxhiraj e kryente në bashkëpunim me nipin e tij shtetasin Xhovalin Beko, shtetasin Shkëlqim Koçiaj, Arjan Hasanaj dhe personave të tjerë të dyshuar të kësaj dosje për të cilët vazhdon hetimi.
Sipas prokurorisë, hetimet kanë nisur në korrik të këtij viti, pasi agjentët e Shërbimit Informativ Shtetërore kanë fotografuar parcelat dhe dorëzuar një material voluminoz në prokurori. Me nisjen e hetimeve, thuhet në dosje, janë kryer një sërë veprimesh hetimore, ku ka rezultuar se ky grup kriminal të përfshirë në këtë aktivitet të kultivimit dhe tregtimit të drogës kë krijuar lidhje me punonjës të policisë vendore. Këta të fundit, mes tyre i dyshuari Renaldo Avduli, kanë marrë përsipër mbrojtjen e shmangien nga asgjësimi i bimëve narkotike dhe mos dhënien e informacionit në polici për këto parcela hashashi kundrejt përfitimeve të paligjshme, si në para ashtu edhe në rrënjë kanabisi.
Në përgjime thuhet në dosje, Haxhiraj kontaktonte vetëm me Avdulin për parcelat ndërsa ky i fundit mbante kontakt me persona të tjerë, të njohur në botën e krimit të cilët po hetohen. Për ruajtjen e këtyre parcelave, thuhet në dosje, të dyshuarit kanë organizuar disa persona të armatosur për sigurinë e parcelave, që mbrëmjen e 4 tetorit u asgjësuan nga prokuroria për krime të rënda dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të kryeqytetit, duke shmangur kështu policinë vendore.
Edhe nga përgjimet telefonike, thuhet në dosje, të dyshuarit nuk janë treguar të kujdesshëm në komunikim, duke folur hapur dhe pa kode për parcelat e hashashit, në tre fshatrat e luginës së lumit Vlorë, Treblovë, Vranisht dhe Vezhdanisht, për llogari të cilit u arrestuan edhe Shkëlqim Koçiaj, Klajdi Imeri, Arjan Hasani e Xhovalin Bako dhe punëtori i parcelave Albert Aliaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.