Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Udhëtimi i përditshëm i mistershëm: Pa telefona, fugonat pa dritare

09/10/2016
Udhëtimi i përditshëm i mistershëm: Pa telefona, fugonat pa dritare
Share on FacebookShare on Whatsapp

Punëtorët e kanabisit janë kryesisht të moshave të minore ose afër pleqërisë. Nuk u lejohen telefonat ndërsa makinat janë të posaçme për këtë lloj udhëtimi ilegal. Kështu e përshkruan gazetarja Nikoleta Kovaci në një shkrim të saj botuar në gazetën Shekulli nisjen e furgonëve të mallrave pa targa nga Kamza, Tapiza e Bathorja për te parcelat e drogës.

Rrëfimi

“Nisja bëhet në orën 05.15-05.30! janë furgonë pa xhama. Mbushën plot. Janë si të thuash moshë e tretë. Diku afër pensionit ose njerëz të papunë, por që nuk janë përdorues të mirë të teknologjisë. Njëkohësisht merren edhe fëmijë; kryesisht vajza, të cilat janë mbi 10-12 vjeç! Fëmijët merren në kohën kur nuk kanë shkollë, por edhe në ditë shkollash shkojnë. Ka gjithfarë informacionesh se çfarë ndodh aty, por disa nuk dua t`i besoj veç se lus zotin që mos t`i bie asnjë personi të familjes sime të shkojë atje. Transporti i punëtorëve është mjaft i organizuar. A më kuptoni; është mjaft i organizuar”! Ai e vë theksin tek organizimi sikur do të thotë se është si “krimi i organizuar” po me sa duket nuk do ta thotë. T. është diku afër moshës së pensionit dhe është i bindur se personat që merren çdo ditë në zonat e Kamzës, Bathores e deri në afërsi të Tapizës shfrytëzohen, por ata janë të detyruar sepse janë të papunë. Hasani është i bindur në fakt se dhe pagesa është e mirë: Varion, thotë-nga 20 deri në 30 mijë lekë të vjetra! Por organizimi i tyre është i çuditshëm. Madje çuditem pse nuk merret askush nga mediat me këtë fakt, në një kohë që nisjet krejt hapur. Psh, furgonët kanë të shkruar. Janë ngjyrë e kuqe, por edhe e bardhë. Janë pa xhama! Dhe mjetet e këtyre punëtorëve shoqërohen me BMV, X5 ose edhe X6. Unë i shoh përditë. Po ashtu siç i shikojnë përditë edhe policia, edhe njerëzit e Partisë Demokratike dhe asnjë nuk flet”!

Punët e drogës

T. tregon vendet ku mbushën furgonët nëpër të gjitha zonat e përcaktuara. Ai tregon se prej një muaji është shtuar kërkesa për fuqi punëtore ndërkohë që është e pamundur që dikush nga personat që janë të punësuar në zonën e Fushë- Krujës dhe të Krujës të ketë mundësi të veprojë pasi personat që i menaxhojnë janë shumë të fuqishëm. Po në të njëjtën linjë është edhe një banor i Kamzës. Ai ka të punësuar disa njerëz të familjes së tij. Madje njëri është djalë dhe është diku tek të 15-ve. Dje, djali i mitur e ka patur pushim dhe ai ka ndihmuar dy prindërit në punën e kanabisit, pasi sipas tyre ata paguhen mirë dhe tani është sezoni. Qytetari nga Kamza, tregon: Po, lekët i marrin në dorë. Fiks në orën 17.00 sillen në Tiranë. Asnjë prej tyre nuk lejohet të marrë me vete telefona që mund të bëjnë video ose foto, pasi të gjithë para se të ngjiten në furgonët pa targa dhe dritare kontrollohen nga personat që i shoqërojnë dhe i monitorojnë. Të gjithë janë në dijeni të këtij punësimi. Madje edhe kërkojnë njerëz shtesë se tani është momenti më i favorshëm, se p.sh, në kohën e mbjelljes operohet me grupe. Nuk duhen dhe aq shumë. Por tani, drejtuesit e punëve atje kërkojnë punëtorë shtesë se edhe pak ditë është fluksi i madh”. Po kur i thua se a mund të shkojë kushdo të punojë aty, personi, të cilit i kanë punësuar njerëzit e familjes thotë: Jo, as mua s`më marrin…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.