Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO – STOP/Gjyqet shqiptare, djali i kërkon të atit të çohet nga varri të dëshmojë

07/10/2016
VIDEO – STOP/Gjyqet shqiptare, djali i kërkon të atit të çohet nga varri të dëshmojë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Historitë e çuditshme në vendin tonë nuk kanë të sosur.
E tillë është edhe ajo që Fatmir Gashi ka vendosur ta bëjë publike përmes emisionit investigativ “STOP”.
Babai i tij, Muharrem Gashi, ka ndërruar jetë që në 2009, por ai thotë se ende sot e kësaj dite emri i tij vijon të lakohet në Gjykatën e Krujës.
Për mikrofonin e “STOP”, Fatmiri tregon se gjyqtarja Marçela Shehu e thërret që nga viti 2014 në gjyq për një çështje pronësie, ndonëse kjo e fundit është vënë në dijeni të faktit se babai i tij nuk jeton më që prej vitit 2009.

Çfarë problemi keni , pse jeni drejtuar tek emisioni “STOP”?
I jam drejtuar emisionit “STOP” , për të vetmen arsye se këtu në gjykatë nuk gjejmë rrugëzgjidhje. Im atë ka vdekur që 7 vjet, po bën 8, ka vdekur në 21 Dhjetor 2009 dhe që në 2014 thirret në seancë gjyqësore, i padituri Muharrem Gashi, ai ka vdekur.

Po për çfarë thirret këtu?
Thirret sepse thonë për një saktësim kufijsh. Saktësimin e kufijve mund t’ia bëjnë veç tek varrezat.

Domethënë ato thonë që të çohet Muharremi nga varri?
Po të çohet Muharremi nga varri që të vijë në gjykatë që t’i caktojmë kufijtë mes njëri-tjetrit me palën paditëse.

Po ju ke thënë këtyre që Muharremi ka vdekur?
Ua kam thënë edhe këtyre po vazhdon akoma e thirrin emrin e tij, Muharrem Gashi, akoma akoma, dhe në seancën tjetër i kam thënë zotit gjyqtar mos ma thirrni më këtë emër sepse  ai është i vdekur. I ndjeri nuk e lënë as në varr të pushojë rehat.

Po kush është gjyqtarja që e gjykon këtë çështje?
Gjyqtarja na vjen nga Laçi është Marçela Shehu.

Pse se keni çuar te varrezat t’ia tregosh varrin e Muharremit?
Ja kam lënë edhe fotografitë në mos gaboj sipër tavolinës, fotografitë me varrin e të ndjerit.

Stafi i emisionit udhëtoi drejt varrezave, aty ku prehej edhe trupi i Muharrem Gashit.

“I ndjeri im atë vijon ta thirrin akoma në Gjykatën e Krujës si i padituri për çështje pronësie dhe çështje kufiri. Për me i saktësu kufijt vetëm këtu tek varret ka ngelur për me i saktësu”.
“Or babë, pse nuk erdhe sot në Krujë o burrë, na le duke prit një turrë rob atje, me gjyqtarë e me krejt, duke të prit o burrë i fortë. Veç duke flejt gjumë ke ngel or babë. Çohu or babë çohu!”.
“Fletëthirrja vazhdon dhe e thirrin akoma që në 2014 dhe deri sot Muharrem Gashin të paraqitet në gjykatë, por ky i shkreti nuk është paraqit asnjëherë”.
/TVKlan.al/

Për të ndjekur këtë video, klikoni këtu …
https://youtu.be/_WPK5ArzLYs

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.