Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shqipëria i largohet deflacionit, rriten ndjeshëm çmimet e ushqimeve

08/09/2016
Shqipëria i largohet deflacionit, rriten ndjeshëm çmimet e ushqimeve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Rritja e ndjeshme e çmimeve të ushqimeve në muajin gusht duket se ka “shpëtuar” vendin nga deflacioni që rrezikoi në muajt e parë të këtij viti. Ndërsa një vit më parë, një kg domate ishte rreth 50 lekë, në gusht të këtij viti, ajo arriti deri në 120 lekë, ndërsa dhe produktet e tjera ushqimore ishin në treg këtë vit pothuajse me çmime të dyfishuara.
INSTAT publikoi sot treguesin e inflacionit, që mat ndryshimin e çmimeve të një shporte të gjerë mallrash.  Në muajin gusht 2016, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 2,0%. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,9%. Sipas INSTAT, rritja vjetore në muajin gusht është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,70 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,17 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Pije alkoolike e duhan” dhe “Argëtim dhe kulturë” kanë kontribuar secili me nga +0,07 pikë përqindje. Çmimet e grupit ”Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar me +0,06 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me 0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene e restorante” kanë kontribuar me 0,02 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me -0,14 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me -0,01 pikë përqindje.
Nga janari deri në prill, niveli i inflacionit iu afrua zeros, duke ngjallur shqetësimet për deflacion, që është një tregues i rëndësishëm i stanjacionit në ekonomi. Pas muajit prill, inflacioni filloi të rritej gradualisht, por sërish ai është ende nën nivelin e shënjestruar të Bankës së Shqipërisë prej 3%.
Gjithsesi, rritja e inflacionit nuk duket se po ndikohet nga kahu i shtimit të kërkesës së individëve për mallra (çmimet e veshjeve p. sh.:, vijojnë në rënie), por nga faktorë të tjerë të veçantë, që kanë ndikuar në shtrenjtimin e produkteve ushqimore. Tregtuesit pohojnë se çmimi i domates apo dhe i produkteve të tjera po rritet për shkak të nivelit të ulët të prodhimit për tre arsye. Së pari, vitin e kaluar u mboll me shumicë dhe prodhuesit dolën me humbje, duke bërë që të mbjellin më pak këtë vit, së dyti, ka pasur problem me cilësinë e farave, duke ndikuar negativisht në prodhim dhe së treti, një pjesë e sipërfaqes së mbjellë ka ndryshuar destinacion, duke u kultivuar me hashash.

Rritja e produkteve ushqimore

ndikimi-i-grupeve-ne-ndryshimKrahasuar me muajin gusht 2015, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike me 4,7%, pasuar nga grupi “Shërbimi arsimor” me 4,4%, grupi “Argëtim e kulturë” me 2,4%, grupi “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,4%.
Brenda grupit të ushqimeve, çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet“ u rritën me 19,2%, pasuar nga nëngrupet “fruta” me 15,1 %, “qumësht, djathë e vezë” me 4,5%, “peshk” me 3,6 %, “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” me 2,7 %. Çmimet e nëngrupeve “mish” u ulën me 1,4%, “bukë e drithëra” me 0,5%, etj. Ndërsa, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transport” me 2,2%, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 0,4 %, “Komunikimi” dhe “Shëndeti me nga 0,1% secili, etj. /Monitor/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Dyshohet për dy të vrarë në autostradën Fier Vlorë

Humb jetën mësuesja dhe kamionisti, aksident tragjik në Gramsh

26/01/2026
Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Nis procesi gjyqësor për çështjen ‘Partizani’, largohet media. Arsyetimi i gjykatës

26/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Dyshohet për dy të vrarë në autostradën Fier Vlorë

Humb jetën mësuesja dhe kamionisti, aksident tragjik në Gramsh

26/01/2026
Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.