Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

RAPORTI/ Transparency International: Shqipëria me nivelin më të lartë të korrupsionit në rajon, rrezikon integrimin në BE

08/09/2016
RAPORTI/ Transparency International: Shqipëria me nivelin më të lartë të korrupsionit në rajon, rrezikon integrimin në BE
Share on FacebookShare on Whatsapp

Transparency International në “Vlerësimin e Sistemit Kombëtar të Integritetit – Shqipëria 2016”, pranon se korrupsioni është rikthyer si kryefjalë e raporteve ndërkombëtare për Shqipërinë. Bashkë me krimin e organizuar dhe drogën, ky fenomen vazhdon ta mbajë larg vendin nga Bashkimi Europian.
Raporti nënvizon se faktor kryesor i nivelit të lartë të korrupsionit është politika dhe mungesa e pavarësisë së institucioneve.
“Transparency International – lëvizja globale kundër korrupsionit  tha sot se Shqipëria mbetet e prekshme ndaj korrupsionit për shkak të ndërhyrjeve politike dhe mungesës së pavarësisë në institucionet kyçe të mbikëqyrjes”, thuhet në njoftimin e TI.
“Shqipëria nuk i plotëson kërkesat e Bashkimit Europian për luftën kundër korrupsionit dhe nëse nuk ndërmerr reforma kyçe, kjo mund të pengojë integrimin në BE”, shprehet Transparency International në raport.
Raporti i Transparency International thekson se Shqipëria ka nivelet më të larta të korrupsionit në të gjithë rajonin.
“Ky raport tregon qartazi se ku nevojiten ndryshimet për të luftuar korrupsionin. Shqipëria ka një ndër nivelet më të larta të korrupsionit të perceptuar në të gjithë rajonin. Shqiptarët janë të zhgënjyer nga sistemi politik dhe janë të lodhur teksa shohin të korruptuarit që përdorin paratë dhe influencën  për t’i shpëtuar ndëshkimit”, tha Cornelia Abel, koordinatore e Transparency International për Europën Juglindore dhe Ballkanin Perëndimor.
Studimi vlerëson se institucionet kyçe në luftën kundër korrupsionit si zyra e Prokurorisë, Gjykata e Lartë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit janë subjekte të trysnisë dhe ndërhyrjeve politike, duke minuar aftësinë e tyre për të përmbushur detyrën e ndalimit të korrupsionit.
Kuadri ligjor i Shqipërisë nuk garanton pavarësinë e këtyre institucioneve të rëndësishme nga pushteti politik, pavarësisht se reformat e fundit janë hartuar në përputhje me kërkesat e BE-së për hapjen e negociatave për anëtarësim.
Abel tha më tej se “është shqetësuese që institucionet e ngritura për të garantuar se vendimarrësit do të veprojnë në interes të qytetarëve shqiptarë, nuk kanë fuqi, pavarësi dhe burime për ta realizuar këtë”.
Ekzistencën e korrupsionit TI e lidh drejtpërdrejtë me të emëruarit për të drejtuar institucionet dhe administratën.
“Zyrtarët e zgjedhur dhe të emëruar duhet të kuptojnë se ata janë në ato poste për të përmirësuar jetën e qytetarëve shqiptarë. Çdo abuzim me postin duhet ekspozuar, denoncuar dhe ndëshkuar”, u shpreh ajo.
Një ditë më parë Ambasada Amerikane në Tiranë foli me shqetësim përmes ambasadorit Lu për nivelin e lartë të korrupsionit dhe rigjallërimin e krimit të organizuar, “për shkak të lidhjeve me politikën dhe njerëz të pushtetshëm.
Ndërsa sot, Raporti i Transparency International vjen si një shuplakë tjetër ndaj qeverisë Rama. Ai vjen ndërkohë që ekzekutivi deklaron se reformat e marra prej në tre vjet e kanë sjellë rezultat në luftën kundër krimit e korrupsionit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 39/ “Ne nuk na kërcehet, ne na protestohet”, i riu: Kur Shqipëria digjet, ne luftojmë

DITA 46/ Protestuesit: Kërkojmë dorëheqjen e Ramës dhe një Shqipëri të re

15/07/2026
Debate në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, Kuçana dhe Hoxha kërkojnë rezolutë dhe proces transparent

Debate në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, Kuçana dhe Hoxha kërkojnë rezolutë dhe proces transparent

15/07/2026
Dy kandidatë për Sekretarë të Përgjithshëm, Noka dhe Korreshi në garë

Dy kandidatë për Sekretarë të Përgjithshëm, Noka dhe Korreshi në garë

15/07/2026
Propozimi i PS, deri 20 bashki më pak. Mbyllen punimet e Komisionit për Reformën Territoriale

Propozimi i PS, deri 20 bashki më pak. Mbyllen punimet e Komisionit për Reformën Territoriale

15/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 39/ “Ne nuk na kërcehet, ne na protestohet”, i riu: Kur Shqipëria digjet, ne luftojmë

DITA 46/ Protestuesit: Kërkojmë dorëheqjen e Ramës dhe një Shqipëri të re

15/07/2026
Debate në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, Kuçana dhe Hoxha kërkojnë rezolutë dhe proces transparent

Debate në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, Kuçana dhe Hoxha kërkojnë rezolutë dhe proces transparent

15/07/2026
Dy kandidatë për Sekretarë të Përgjithshëm, Noka dhe Korreshi në garë

Dy kandidatë për Sekretarë të Përgjithshëm, Noka dhe Korreshi në garë

15/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.