Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gramoz Ruçi: Unë “agjenti i KGB-së” që trembja edhe diplomatët e huaj

08/09/2016
Gramoz Ruçi: Unë “agjenti i KGB-së” që trembja edhe diplomatët e huaj
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sekretari i Përgjithshëm në Partinë Socialiste, Gramoz Ruçi, i cili e mbante këtë post edhe në vitin 1996, në vijim të rrëfimit të tij në librin “Të jesh apo të mos jesh PS” të Ylli Polovinës, tregon përshtypjet që ka marrë nga politikanët perëndimorë dhe diplomatët e huaj, të cilët e njihnin atë si një njeri të ish- Sigurimit të Shtetit komunist.
Bazuar në akuzat që bënte vazhdimisht PD-ja në pushtet, sipas Ruçit, ata surprizoheshin se prisnin të takonin një njeri mbi të 60-tat e që kishte mbaruar shkollat e KGB-së sovjetike.
“Nuk ka mbetur politikan i huaj i ardhur në Shqipëri, i cili të jetë takuar me Sali Berishën apo me Pjetër Arbnorin dhe në sulmin kundër Partisë Socialiste të mos merrte si shembull Gramoz Ruçin. Nuk ka ngelur diplomat i huaj pa i përmendur se isha një “kapo” në drejtimin e PS-së dhe tashmë diplomatët më përfytyronin se duhet të kisha mbaruar ndonjë shkollë speciale të KGB-së. E të paktën të isha 60 vjeç. Ish-Sigurimi shqiptar patjetër, sipas tyre duhej të kisha dyzet vjet që e drejtoja. Ndërsa kisha qenë vetëm një mësues dhe dy muaj ministër i Brendshëm. Nuk kisha qenë as portier i kësaj ministrie në kohën e diktaturës”, thuhet në rrëfim.
Në rrëfimin e tij, publikuar sot në “Panorama” Ruçi tregon dhe atmosferën që mbizotëronte dhe brenda PS-së për të shkuarën e tij dhe për këtë ai ka kërkuar votëbesimin e tij në kryesinë e partisë.
Por pasi ka kaluar testin e votëbesimit, ai ka dhënë dorëheqjen nga detyra e sekretarit të Përgjithshëm, duke dhënë dhe disa arsye që kishin të bënin më shumë me frenimin e elementëve të korruptuar që po kërkonin në atë kohë të merrnin drejtimin e PS-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Prokurorja Speciale: Nuk ndoqëm penalisht UÇK-në dhe as luftën për pavarësinë e Kosovës

Prokurorja Speciale: Nuk ndoqëm penalisht UÇK-në dhe as luftën për pavarësinë e Kosovës

16/09/2026
Ekzekutuan dhe fshehën trupin e Klevis Lleshit 5 vite më parë, aksion i gjerë i SPAK

DURRËS/ Qëllohet me armë zjarri, 1 person në spital

16/09/2026
DASH: Të hapen negociatat në qershor për Shqipërinë dhe Maqedoninë

SHBA pas vendimit në Hagë: Prishtina të respektojë vendimin dhe të shmnagë retorikat nxitëse

16/09/2026
Berisha: Bën thirrje për qetësi në Prishtinë. Vendimi për ish-drejtuesit e UÇK-së ishte i padrejtë dhe i pamerituar!

Berisha: Bën thirrje për qetësi në Prishtinë. Vendimi për ish-drejtuesit e UÇK-së ishte i padrejtë dhe i pamerituar!

16/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Prokurorja Speciale: Nuk ndoqëm penalisht UÇK-në dhe as luftën për pavarësinë e Kosovës

Prokurorja Speciale: Nuk ndoqëm penalisht UÇK-në dhe as luftën për pavarësinë e Kosovës

16/09/2026
Ekzekutuan dhe fshehën trupin e Klevis Lleshit 5 vite më parë, aksion i gjerë i SPAK

DURRËS/ Qëllohet me armë zjarri, 1 person në spital

16/09/2026
DASH: Të hapen negociatat në qershor për Shqipërinë dhe Maqedoninë

SHBA pas vendimit në Hagë: Prishtina të respektojë vendimin dhe të shmnagë retorikat nxitëse

16/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.