Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

RUSI 2018/ Sonte sfida e parë, Shqipëria kërkon fitoren me Maqedoninë

05/09/2016
RUSI 2018/ Sonte sfida e parë, Shqipëria kërkon fitoren me Maqedoninë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shqipëria do të kërkojë sot prej orës 20:45 fitoren me Maqedoninë në Shkodër, në sfidën e saj të parë të eliminatoreve për pjesëmarrjen në finalet e Kampionatit Botëror të Futbollit, “Rusi 2018”.
Trajneri Gianni De Biasi gjatë këtyre ditëve provoi shumë skema në seancat stërvitore dhe duke ndryshuar vazhdimisht lojtarët titullarë. De Biasi gjithsesi gjatë konferencës së djeshme tha se nuk pritet të ketë shumë ndryshime në krahasim me atë të finaleve të Euro 2016.
“Besoj se nuk do të ndryshojë shumë sa i përket formacionit, mendoj se skuadra do të jetë e njëjtë si në Europian. E kemi studiuar kundërshtarin dhe do të aplikojmë ato që kemi bërë në stërvitje. Është e vërtetë që është larguar Cana, por kemi grumbulluar sërish Gjimshitin dhe kanë ardhur Hyka e Manaj”, shprehet Gianni De Biasi, trajner i Kombëtares.
Në formacion e sigurt është pjesa e prapavijës me Berishën nga minuta e parë në portë dhe në mbrojtje Hysajn, Gjimshitin, Mavrajn e Agollin.
Në sulm mendohet të niset me Sadikun i mbështetur nga një mesfushë e ngjeshur. Kjo do të jetë ndeshja e parë kualifikuese mes dy ekipeve dhe kuqezinjtë do të kërkojnë suksesin e parë pas 17 vitesh me përfaqësuesen maqedonase.
Kombëtarja do të mbështetet sonte nga rreth 15 mijë tifozë në takimin e parë, pas më shumë se 13 vitesh në Shkodër. Këto janë të dhënat e Federatës Shqiptare të Futbollit për interesimin për ndeshjen me Maqedoninë.
Gjatë orëve të paradites në sportelet e stadiumit “Loro Boriçi” gjen ende persona që kërkojnë ndonjë biletë të mbetur.
Me këtë interesim do të jenë të larta edhe masat sigurisë rreth 900 forca policore do të angazhohen për të mbikëqyrur stadiumin dhe zonën përreth tij ku nuk do të lejohet parkimi i automjeteve.
Hyrja e tifozëve në stadium do të nisë prej orës 17:00. Në rrugët e Shkodrës janë shfaqur edhe simbolet kombëtare me flamujt dhe shallet kuqezi. Atmosfera do të ndizet akoma më shumë me afrimin e orës së sfidës.

biletat-1 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Durrës/ Aksidentoi fëmijën, pranga 62-vjeçarit

VLORË/ 17-vjeçari plagoset nga një skaf

23/07/2026
Lamallari tregon në Kuvend substancat dhe kimikatet që u hodhën mbi protestuesit

Një protestues në gjendje të rëndë

23/07/2026
Projekti i PD për territorin, zbulohet formula, nga 90 në 110 bashki

Projekti i PD për territorin, zbulohet formula, nga 90 në 110 bashki

23/07/2026
11 protestues në spital, 4 tek toksikologjia

11 protestues në spital, 4 tek toksikologjia

23/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Durrës/ Aksidentoi fëmijën, pranga 62-vjeçarit

VLORË/ 17-vjeçari plagoset nga një skaf

23/07/2026
Lamallari tregon në Kuvend substancat dhe kimikatet që u hodhën mbi protestuesit

Një protestues në gjendje të rëndë

23/07/2026
Projekti i PD për territorin, zbulohet formula, nga 90 në 110 bashki

Projekti i PD për territorin, zbulohet formula, nga 90 në 110 bashki

23/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.