Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shqiptarët “po hanë dhjamin” e tyre, ikin edhe 28 milionë euro nga depozitat bankare

31/08/2016
Shqiptarët “po hanë dhjamin” e tyre, ikin edhe 28 milionë euro nga depozitat bankare

Foto Ilustruese

Share on FacebookShare on Whatsapp

Depozitat me afat në lekë të individëve kanë vijuar tendencën e tyre rënëse edhe në muajin korrik, teksa klientët janë në kërkim të alternativave më fitimprurëse për kursimet e tyre. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, stoku i depozitave me afat në lekë të rezidentëve, që zë 31% të totalit të depozitave në vend, arriti në 306 miliardë lekë në korrik, me një tkurrje prej gati 4 miliardë lekë (28 milionë euro) vetëm për një muaj.
Në krahasim me fundin e 2015-s, depozitat me afat të individëve janë ulur me rreth 125 milionë euro, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë. Nuk ka të dhëna të sakta se ku kanë shkuar këto para, teksa konsumi vijon të mbetet anemik. Të dhënat paraprake flasin se një pjesë e këtyre kursimeve kanë kaluar në maturitete afatgjata, ose në fondet e investimeve, ndërsa 1 milion euro janë investuar në bursat on-line, sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.
Nga maji i vitit 2013, kursimet e individëve në lekë janë ulur vazhdimisht, në të njëjtën linjë me uljen e interesave të depozitave në lekë. Norma mesatare e interesit të depozitave me afat ishte vetëm 0.78% në korrik, nga 4.28% në maj 2013.
Në total, stoku i depozitave arriti në 980 miliardë lekë në korrik, me një rritje të lehtë me 0.3% në raport me muajin e mëparshëm.  Me bazë vjetore (korrik 2016/korrik 2015) rritja e depozitave është vetëm 1.2%. /Monitor/

depozitat-me-afat-ne-lek-j2011-k2016 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

EMRAT & SKEMA/ Sekuestrohen 600 mijë euro, dy norvegjezët po pastronin paratë në Shqipëri

Sekuestrohen mbi 73 mln lekë, goditet skema e dyshuar e mashtrimit me TVSH në 6 kompani

15/04/2026
Qeveria rrëmben zyrat e news24 e Balkanweb, fik sinjalin e televizionit

Goditet grupi i strukturuar kriminal për drogë, armë dhe pastrim parash, 11 masa sigurie

15/04/2026
Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

15/04/2026
VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

14/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

EMRAT & SKEMA/ Sekuestrohen 600 mijë euro, dy norvegjezët po pastronin paratë në Shqipëri

Sekuestrohen mbi 73 mln lekë, goditet skema e dyshuar e mashtrimit me TVSH në 6 kompani

15/04/2026
Qeveria rrëmben zyrat e news24 e Balkanweb, fik sinjalin e televizionit

Goditet grupi i strukturuar kriminal për drogë, armë dhe pastrim parash, 11 masa sigurie

15/04/2026
Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

15/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.