Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJET/ Vrasja e kushëririt në Larisa autori i telefonoi gruas se viktimës pas krimit

25/08/2016
DETAJET/ Vrasja e kushëririt në Larisa autori i telefonoi gruas se viktimës pas krimit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Denis Zaka

Ekzekutoi kushëririn e tij në Greqi duke i fshehur trupin e mashtruar familjen, por përgjimet telefonike zbardhën krimin dhe çuan në prangosjen e 26-vjeçarit Denis Zaka.
Sipas hetimeve të prokurorisë së Lushnjës për zbardhjen e krimit të 3 gushtit në Larisa të Greqisë është dashur vënia në përgjim e telefonit të Denis Zakës.
Pak orë pas krimit Zaka ka folur me Greta Murrizin bashkëshorten e Vladimir Murrizit, kushëririt të cilin ai e vrau me thikë.
Në bisedat e përgjuara është Greta ajo që pyet Denisin se ku ndodhet Vladimiri pasi si përgjigjej në telefon.

Greta:
Alo, ku është Ladi?

Denisi:
Ladi nuk është këtu, është nisur drejt Shqipërisë me taksi së bashku me dy grekë.

Greta:
I njeh ti ata grekët?

Denisi:
Jo nuk i njoh, nuk i kam parë më parë.

Kur kaluan 24 orë nga kjo bisedë është Denisi ai që bënë telefonatën e dytë dhe vazhdon të fshehë krimin duke vënë në lojë familjen Murrizi dhe bashkëshorten e kushëririt që vrau.

Denisi:
Alo, erdhi Ladi?

Greta:
Jo nuk ka ardhur ende.

Denisi:
Thuaj Ladit kur të vijë që atë porosinë ta çojë në shtëpinë time.

Më tej Denisi vazhdon telefonatat me Greta Murrizin, por duke shmangur mungesën e Vladimirit ai nxjerr në pah një shqetësim së kushëriri i ka vjedhur atij numrin e telefonit dhe sapo të kthehet ai do ta sqarojë me Ladin i shprehet Gretës në bisedat e përgjuara.
Greta e pyet nëse Ladin e ka kapur policia, por Denis Zaka i përgjigjet se nuk di gjë dhe po të kishte diçka në dorë do bënte të pamundur për të gjetur Ladin.
Kur Greta i thotë Denisit se babai i Vladimirit do bëjë denoncim në polici, ai shprehet se policia do shkojë tek ai duke ju druajtur gjobës prej 1200 euro pasi punonte në të zezë.
Denisi i shprehet Gretës se duhet ta vinte në dijeni për faktin se po u bë denoncim në polici ai të kthehej në Shqipëri, pasi nëse kapej në Greqi rrezikonte gjobën ose 6 muaj burg.
Zaka tashmë ka pranuar krimin dhe akuzohet për vrasje me paramendim dhe sipas deklarimeve të tij në polici shkak ka qenë një konflikt mes tyre pasi Vladimir Murrizi e kishte fyer duke i thënë se bashkëshortja e tradhtonte Denisin në Shqipëri. /Shqiptarja.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

14/06/2026
Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

14/06/2026
Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

14/06/2026
Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

14/06/2026
Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.