Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GRIDA DUMA/Mos u fshih pas Facebook-ut!

16/08/2016
GRIDA DUMA/Mos u fshih pas Facebook-ut!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Rama u tregon njerëzve letra të Ministrisë së Punëve të Jashtme se po kërkohet informacion për vrasjen e përbindshme të shqiptarit Pëllumb Marnikolli në stacionin e policisë greke.

Ramën as petku dhe as karrigia kryeministrore nuk e bëri një gram kryeministër, nuk i dha një gram forcë apo mision.

Jo zotëri, ti nuk mund ti fshihesh detyrimit që ke për ta ngritur këtë cështje në nivelin më të lartë politik. Ti si kryeministër nuk mund të reagosh i fundit, pas opozitës dhe pasi ministria jote nxjerr deklarata se po kërkon informim. Reagimi i një kryeministri nuk mund të vijë si reagimi i shqiptarit të fundit dhe as mund të jetë i njëjtë me atë të një zëdhënësi lajmesh.

Vrasja e 29 vjeçarit në policinë greke është e kobshme dhe na vë të gjithëve në provë, por të parin ty zoti kryeministër! Është prova nëse mundemi dhe a duam të mbrojmë qytetarët shqiptarë të cilët në mënyrë të përsëritur kanë pësuar dhunë në institucionet e dënimit apo të rendit publik në Greqi. Sepse është rast i përsëritur, për pasojë detyrimi është më i madh.

Ndërsa ti fshihesh pas ca letrave, njerëzit e thjeshtë po sakrifikojnë jetët dhe punët e tyre për të kërkuar drejtësi për shokun, mikun tashmë të vdekur. Sportisti shqiptar që e njihte rastin e denoncoi dhunën ndaj shokut duke marrë përsipër sakrificën reale për këtë denoncim.

Ti je kryeministër dhe fshihesh pas facebook-ut ndërsa duhet të bëje gjithçka, nga dërgimi i një grupi të posaçëm specialistësh për të ndihmuar hetimin, tek kërkesa për takim urgjent të nivelit me të lartë të mundshëm politik; për ti dhënë rastit vëmendjen dhe peshën më të madhe të mundshme. Jo vetem kaq por për ti treguar shqiptarëve që ka një shtet që i mbron.

Ndërsa ti në diten e katërt i përgjigjesh publikut se Ambasada shqipare po informohet si po vijojnë hetimet … ironi dhe tallje!

Ndryshe nga ti, gazetarë që kanë mision të vërtetën dhe drejtësinë po i faktojne publikut që në trupin e të ndjerit janë fikur cigare dhe ka shenja dhune makabre që kanë shkaktuar vdekjen e tij.

Gazetarët, miqtë, njerezit që nuk e pranojnë këtë padrejtësi janë duke bërë “kryeministrin” e vërtetë. Ti nuk je i tillë, se një kryeministër do kishte përdorur të gjitha mjetet për të kerkuar drejtësi për një shqiptar që ju mor shpirti nga dhuna në qeli.

Janë qindra mijra shqiptarë në shtetin fqinj që presin të shohin se do mund të mbrohen nga shteti i tyre amë. Sado pak ta doje ti këtë vend do të kujtoheshe sa shumë i detyrohemi ne shpatullave dhe djersës së emigrantëve që e kanë mbajtur Shqipërinë në ditët e këqiia të varferisë së familjeve të tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

SARANDË/ Dyshimet, si u shkrumbua “Mesopotam Agroturizëm” tek Syri i Kaltër

SARANDË/ Dyshimet, si u shkrumbua “Mesopotam Agroturizëm” tek Syri i Kaltër

16/08/2026
Sarandë, sulmohet turisti i huaj dhe grabitet, 3 persona në pranga

SARANDË/ Dhunohet shefi i Krimeve, Mateo Bakalli, reagon n/kryetari i PD, Këlliçi

16/08/2026
MINISTRIA/ Si është gjendja e të lënduarve pas zjarrit në hotel në Vlorë

MINISTRIA/ Si është gjendja e të lënduarve pas zjarrit në hotel në Vlorë

16/08/2026
VLORË/ Zjarri në hotel Brooklyn, 6 pushues me djegie, 2 më rëndë, turistët hidhen nga ballkonet

VLORË/ Zjarri në hotel Brooklyn, 6 pushues me djegie, 2 më rëndë, turistët hidhen nga ballkonet

16/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SARANDË/ Dyshimet, si u shkrumbua “Mesopotam Agroturizëm” tek Syri i Kaltër

SARANDË/ Dyshimet, si u shkrumbua “Mesopotam Agroturizëm” tek Syri i Kaltër

16/08/2026
Sarandë, sulmohet turisti i huaj dhe grabitet, 3 persona në pranga

SARANDË/ Dhunohet shefi i Krimeve, Mateo Bakalli, reagon n/kryetari i PD, Këlliçi

16/08/2026
MINISTRIA/ Si është gjendja e të lënduarve pas zjarrit në hotel në Vlorë

MINISTRIA/ Si është gjendja e të lënduarve pas zjarrit në hotel në Vlorë

16/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.