Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Çlirim Gjata: Ndërkombëtarët roje të “Vetting”-ut…?! Po rojet kush do ti ruajë…?!

06/08/2016
Çlirim Gjata: Ndërkombëtarët roje të “Vetting”-ut…?! Po rojet kush do ti ruajë…?!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Reforma në drejtësi është në fazën e saj më kulmore pasi pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, palët duhet të gjejnë konsensusin edhe për 7 projektligjet emergjente që do t’i hapin rrugë krijimit të institucioneve të drejtësisë. Por, përveç entuziazmit që shkaktoi në politikën shqiptare, shpresës te shoqëria, ka edhe nga ata që e shohin me rezerva këtë proces. Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, ish-kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor, Çlirim Gjata, në cilësinë e ekspertit, thekson se askush, as ndërkombëtarët, nuk kanë dhënë deri tani garanci se sistemi që do të ngrihet do të funksionojë. Duke qëndruar më tepër tek “Vetting”-u, Gjata ngre pyetjen se si do ta zgjidhin institucionet që do të krijohen, problemin e fshehjes së pasurive dhe regjistrimit të pronave në emër të personave të dytë ose të tretë. Ish-kreu i KQZ-së u shpreh mosbesues për efikasitetin që do të ketë reforma në luftën kundër korrupsionit, pavarësisht se mbështet ngritjen e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion të Prokurorisë (SPAK).
“Kemi institucionin e deklarimit të pasurive, pse nuk i zbulon ky institucion ku janë fshehur pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, paratë e tyre që nuk justifikohen. Si do ta zgjidhim këtë, kur gjyqtari p.sh do deklarojë një apartament, një makinë, një shumë modeste në bankë, një orë tre mijë lekëshe të blerë në treg, meqë ndërkombëtarët i kanë merak këto orët dhe pastaj do deklarojnë edhe nja dy vila në emër të vjehrrit? Gjyqtarin do ta quajnë të korruptuar, por çfarë do masash do marrin ndaj tij? Si do ta zgjidhim këtë, këtu fillon e gjitha. Këtu do vijë e gjitha! Vetëm nëse i shkarkojmë në mënyrë abuzive, por kjo nuk është demokraci. Nuk është problemi pse ne po njohim “Vetting”-un, njihen në shoqëri këto rrëshqitje. Unë do të qëndroj tek ardhmja, e ardhmja si e tashme. Ia mbaroi “Vetting”-u, u rregullua Shqipëria për momentin, u bë parajsë, pasnesër çfarë do të bëhet, sepse i gjithë problemi është tek sistemi, jo tek njeriu”, shprehet Gjata.
Rolin e ndërkombëtarëve në këto 25 vite tranzicion në Shqipëri Gjata e sheh me rezerva, ndaj apelon që “Vetting”-u duhet të bëhet nga vetë shqiptarët, me monitorimin e ndërkombëtarëve.
“Unë them që “Vetting”-u do ketë sukses nëse ua lënë ta bëjnë shqiptarët, sigurisht me kontrollin e ndërkombëtarëve. Por nëse ia lë “Vetting”-un ndërkombëtarëve, ta ekzekutojnë ata, nuk kanë për të nxjerrë gjë në dritë. Po ju mendoni se e kam zor unë, bie fjalë, t’ua u hedh ndërkombëtarëve. Po ku i njeh ndërkombëtari ligjet tona po ta pyes profesionalisht gjyqtarin, se për çfarë do ta pyes ai gjyqtarin shqiptar, do ta pyes për ligjet dhe kushtetutën tonë, dhe jo atë amerikane. Cili gjyqtar dhe prokuror nuk do dalë i pastër?”, pyet midis të tjerave juristi Clirim Gjata.
Duke u ndalur te garancitë dhe roli i eksperëtve ndërkombëtarë si pjesë e institucioneve që do bëjnë “Vetting”-un, Clirim Gjata ka një dyshim…, “por rojen kush da ta ruajë…?”.
“Rojën kush e ruan thoshin latinët. Nuk mund të them që subjektet e faktorit ndërkombëtar këto 25 vjet kanë qenë ekspertët më të mirë të mundshëm, të paktën çfarë i shoh edhe nga retorika. Këto 25 vite në Shqipëri janë hedhur qindra miliona euro për asistencën teknike dhe ekspertët ndërkombëtarë dhe Shqipëria është këtu ku është. Një deputet i njohur tha se erdhi në vend një kompani e madhe e huaj për monitorimin e doganave, na bëri një korrupsion dhe iku. Unë e kam parë me skepticizëm sepse rezultatet nuk kanë qenë të mira, por megjithatë mirë është që të vijnë të huajit, të monitorojnë dhe uroj të kenë rezultat sepse ky është momenti që gjërat duhet të ndryshojnë. Nuk vuaj për nacionalizëm dhe sovranizëm e çfarë është thënë deri tani, por problemi është, që të gjithë në bashkëpunim, a do ta përmbushin sentencën që qeveria dhe drejtësia janë të qytetarëve? Për mua ky është thelbi!”, përfundon Gjata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

04/05/2026
EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

04/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

04/05/2026
Shkodër, korrupsioni për regjistrimin e tokës, në gjyq ish-drejtori i Hipotekës dhe juristi

Shkodër, dërgohen në gjyq katër persona për pastrim parash, në sekuestro 500 mijë euro

04/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

04/05/2026
EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

04/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

04/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.