Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Operacioni antidrogë që çoi në kapjen e kushëririt të Durim Bamit me 5.1 kg heroinë

03/08/2016
Operacioni antidrogë që çoi në kapjen e kushëririt të Durim Bamit me 5.1 kg heroinë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjatë një operacioni antidrogë policia e Tiranës dje në mbrëmje ka kapur një sasi rekord heroine prej 5.1 kilogramësh dhe arrestimin e dy personave që e mbanin lëndën narkotike. Fadil Bami, 64 vjeç, lindur dhe banues në Nikel të Krujës,mesohet se është i afërm i Durim Bamit, është personazhi kryesor i arrestuar, ndërsa bashkë me të ra në pranga edhe shtetasi Eduart Gjata, 39 vjeç, banues ne Tiranë. Zv.drejtori i Policisë së Tiranës, Ermal Muçaj, në një konferencë për median, tha se dy personat e dyshuar u kapën bashkë me sasinë e drogës në zonën e ishParkut të Autobusëve në kryeqytet. Operacioni i koduar “Summer 2016” u finalizua rreth orës 15:30, tha Muçaj. Burime të Policisë i thanë gazetës “Panorama” dje në mbrëmje se Fadil Bami dhe Eduart Gjata mbaheshin prej kohësh në vëzhgim.

operacion anti droge

Pak ditë pas mbërritjes së sasisë së heroinës nga jashtë Shqipërisë, ata po përgatiteshin për ta shitur e shpërndarë atë te persona të tjerë të lidhur me ta në aktivitetin kriminal. Për shkak të mbajtjes në vëzhgim të vazhdueshëm të të dy të dyshuarve, policia ka arritur dje të kapë Fadil Bamin kur ai kishte me vete çantën me drogë. “Agjentët e operacioneve speciale dhe Antidrogës, të cilët i mbanin nën vëzhgim të dyshuarit, i ndaluan në një lokal në brendësi të një kompleksi pallatesh të reja në zonën e ish­Parkut, në momentit që po kryenin shkëmbimin dhe shitjen e lëndës narkotike. Në kërkim janë dhe dy bashkëpunëtorë të tjerë, të cilët janë të identifikuar nga ana e Policisë”, deklaroi dje zv.drejtori i Policisë së Tiranës, Ermal Muçaj. Ai bëri me dije se nga kontrolli i ushtruar në çantën që kishin me vete të dyshuarit u konstatuan 10 pako të mbështjella me natriban me ngjyrë kafe dhe qese plastmasi transparente, me lëndë narkotike, e dyshuar si heroinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ahmetaj: Ron Yefet ka lidhje me Ramën që në 2008. Takimi i Monacos dhe skema ‘KAYO’ e ngritur në Shqipëri

SPAK nis verifikimet për denoncimet e Ahmetajt tek ‘Çim Peka live’. Apo afrohet tek Rama

09/09/2026
Mësimi në kohë COVIDI/Ministrja nxjerr videon, si do hyjnë e dalin nxënësit nga shkolla

Testi PISA turpëron sërish: 1 në 2 fëmijë nuk kupton atë që lexon. Shqipëria shkeli metodologjinë, fshehu 1/3 e shkollave

09/09/2026
Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions: Diskutuam për pasojat e narkoshtetit

Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions: Diskutuam për pasojat e narkoshtetit

09/09/2026
Berberi drejtor, biznes me kompaninë e vet për projektimin e kullave për karikimin e makinave elektrike në të gjithë vendin

SPAK zbulon fakte te reja penale për Belinda Ballukun, vila tjetër në Palasë

09/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ahmetaj: Ron Yefet ka lidhje me Ramën që në 2008. Takimi i Monacos dhe skema ‘KAYO’ e ngritur në Shqipëri

SPAK nis verifikimet për denoncimet e Ahmetajt tek ‘Çim Peka live’. Apo afrohet tek Rama

09/09/2026
Mësimi në kohë COVIDI/Ministrja nxjerr videon, si do hyjnë e dalin nxënësit nga shkolla

Testi PISA turpëron sërish: 1 në 2 fëmijë nuk kupton atë që lexon. Shqipëria shkeli metodologjinë, fshehu 1/3 e shkollave

09/09/2026
Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions: Diskutuam për pasojat e narkoshtetit

Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions: Diskutuam për pasojat e narkoshtetit

09/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.