Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

UNIVERSITETI I MJEKËSISË/ Kriteret e pranimit, kuotat dhe tarifat

02/08/2016
UNIVERSITETI I MJEKËSISË/ Kriteret e pranimit, kuotat dhe tarifat
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në bazë të kërkesave për informacion dhe shqetësimeve të kandidatëve që do të aplikojnë në një nga Programet e Studimit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe prindërve të tyre, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, sqaron si më poshtë:

1. Kriteret për pranimin në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, përbëhen nga:
a. Nota mesatare aritmetike e thjeshtë e Maturës Shtetërore 35 %.
b. Nota mesatare aritmetike e thjeshtë e 3 (tri) viteve të shkollës së mesme 35%.
c. Nota mesatare aritmetike e thjeshtë për lëndët formuese 30 %:
o Kimi 10%
o Biologji 10%
o Fizikë 10%

2. Nota mesatare për pranimin në programet e studimeve të integruara, si Mjekësi e Përgjithshme, Stomatologji dhe Farmaci është 8,5. Nota mesatare për pranimin në programet e studimit të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, si Infermieri e Përgjithshme, Mami, Fizioterapi, Teknik i Lartë Laboratori, Imazheri dhe Logopedi është 8.

3. Ndryshimet nga vendimi fillestar për heqjen e lëndëve të filozofisë dhe sociologjisë, si dhe përdorimi i mesatares aritmetike janë vendosur nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, për shkak se dy lëndët e mësipërme nuk janë pjesë e kurrikulës së detyruar në të gjitha shkollat e mesme dhe jo të gjitha shkollat e mesme në Republikën e Shqipërisë kanë programe me kredite. Kjo gjë mund të bënte të pamundur vlerësimin real të studentëve.

4. Për klasifikim janë përdorur koeficientë të ndryshëm të shkollave të mesme, ku ato me kohë të të plotë kanë koeficient 1,4, ndërsa të gjitha shkollat e tjera të mesme kanë koeficientin 1.

5. Në rast se kandidatët kanë të njëjtin numër pikësh, për t’u përzgjedhur në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, ka përparësi mesatarja e provimeve të Maturës Shtetërore. Në rast se edhe mesatarja e Maturës Shtetërore është e njëjtë, përzgjedhja do të bëhet me short në praninë e kandidatëve.

6. Për përpunimin e të dhënave dhe renditjen e studentëve sipas kritereve të miratuara po realizohet një marrëveshje me Qendrën Ndëruniversitare të Shërbimeve dhe Rrjetit Telematik (RASH), me qëllim krijimin e një programi kompjuterik për përpunimin e të dhënave dhe renditjen e kandidatëve.

7. Kuotat e pranimit dhe tarifat e studimit të miratuara për Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2015-2016 dhe kuotat e pranimit dhe tarifat e studimit të propozuara nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2016-2017 janë si më poshtë:

kuotat mjekesise

Ulja e kuotave për vitin akademik 2016-2017 është vendosur nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, për të plotësuar kriteret e akreditimit, si dhe për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies.
Të gjithë vendimet e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, janë transparente dhe janë publikuar në faqen zyrtare të internetit www.umed.edu.al.
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, mbetet i hapur për çdo sqarim apo paqartësi që mund të kenë kandidatët, pasi studentët janë më të rëndësishmit për ne, ndaj i ftojmë të na kontaktojnë në adresën e emalit: info@umed.edu.al
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, dëshiron të nënvizojë se në vendimmarrjen e Senatit Akademik nuk ka patur asnjë ndërhyrje ose presion nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, të cilën përfitojmë nga rasti ta falënderojmë për ndihmën dhe mbështetjen që na ka dhënë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Banorët e Rrjollit rikthehen në protestë, tensione dhe përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit rikthehen në protestë, tensione dhe përplasje me policinë

13/06/2026
Trump: Ushtria amerikane eliminoi liderin e Tren de Aragua, “Niño Guerrero”

Trump: Ushtria amerikane eliminoi liderin e Tren de Aragua, “Niño Guerrero”

13/06/2026
EKSKLUZIVE/ Zbulohet projekti i kullave aty ku ndodhet selia e PD, projekti ka emrin ‘4 Freedom Park’, hotele luksoze, zyra, pamje befasuese

KORPORATA ARUBA: Skema e investimit të parave të kokainës në projektet më të mëdha të ndërtimit

13/06/2026
Rrëfimi në GJKKO i Erion Alibejt: Sueli hapi xhamin dhe i tha Endritit: ‘Hajde pak tek tregu’. I thashë: ‘S’ke turp që drejton gishtin?’

Dëshmia e Erion Alibej: Artur Koçeku financonte Ilir Shtufin me para cash

13/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Banorët e Rrjollit rikthehen në protestë, tensione dhe përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit rikthehen në protestë, tensione dhe përplasje me policinë

13/06/2026
Trump: Ushtria amerikane eliminoi liderin e Tren de Aragua, “Niño Guerrero”

Trump: Ushtria amerikane eliminoi liderin e Tren de Aragua, “Niño Guerrero”

13/06/2026
EKSKLUZIVE/ Zbulohet projekti i kullave aty ku ndodhet selia e PD, projekti ka emrin ‘4 Freedom Park’, hotele luksoze, zyra, pamje befasuese

KORPORATA ARUBA: Skema e investimit të parave të kokainës në projektet më të mëdha të ndërtimit

13/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.