Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO DENONCIMI/ Droga e Ramës në vendlindjen e Tahirit ruhet me policë e banditë

01/08/2016
VIDEO DENONCIMI/ Droga e Ramës në vendlindjen e Tahirit ruhet me policë e banditë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji, sjell denoncimin direkt nga parcelat e drogës në vendlindjen e Ministrit të Brendshëm.
Mjafton një udhëtim 20 minuta larg aksit kombëtar në rrethinat e Tepelenës për të parë se si lulëzon biznesi kriminal i drogës që drejtohet nga Edi Rama, përmes të licencuarit të tij Saimir Tahiri. Plantacionet me hashash në zonat e Tepelenës, kryesisht në Gusmar që është vendlindja e Saimir Tahirit dhe shumë drejtuesve të policisë, tregojnë realitetin e kanabizimit të vendit, një realitet dramatik për Shqipërinë, që Edi Rama mundohet ta mohojë. Në fillim, garda e parë e kanabisit janë postblloqet e policisë, më pas kalon 2 ose 3 postblloqe me banditë të armatosur deri në fyt, që qëndrojnë në makina superluksoze.
Sekretari për Aksionin Qytetar në Partinë Demokratike, Ervin Salianji arriti të shkelë në këto parcela kanabisi dhe denoncoi në vendngjarje këtë biznes kriminal që sjell miliona euro përfitime për bandat e Edi Ramës, e për atë vetë që përmes skemës kriminale merr 30 përqindëshin, biznes qe rritet mbi mjerimin e fshatarëve të zonave, qe shfrytëzohen me 10 ose 20 mijë lekë të vjetra në ditë.
“Pas qindra denoncimeve me foto dhe video të bëra nga Partia Demokratike dhe të përgënjeshtruara me turp nga ministri i Brendshëm dhe Kryeministri, sot jam në emër të Partisë Demokratike për tu treguar edhe njëherë tjetër se sa lehtësisht gjenden këto dëshmi tronditëse të mbjelljes së Shqipërisë me drogë, me kanabis sativa. Drogë e cila mbillet me bekimin e ministrit të Brendshëm, me marrjen e 30 përqindëshit për çdo rrënjë nga ana e drejtuesve të policisë, para që shkojnë drejtpërdrejtë tek Saimir Tahiri, tek Edi Rama. Kjo është një dëshmi tjetër se si sovraniteti i shtetit është dorëzuar në celula trafikante, të cilët shfrytëzojnë një popull të mjerë, një popull të lënë në mjerim e varfëri nga kjo qeveri, për tu përdorur për mbjellje droge. Kjo nuk kërkon ligj të ri por kërkon vetëm vullnet politik. Kjo kërkon vetëm çmontim të bandave në qeverisje. Kjo kërkon vetëm çmontim të krimit të lidhur me pushtetin dhe pushtetit të lidhur me krimin. Koha e Edi Ramës dhe Saimir Tahirit ka mbaruar”, tha Salianji.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Lubonja: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, mesazh se shqiptarët refuzuan Edi Ramën

Lubonja: “Të presësh që Rama të reflektojë është sikur flamingo të bëjë vezë sorrash”

27/07/2026
Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Gjykata e Lartë e Brazilit mban në burg Ervin Matën

27/07/2026
DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

27/07/2026
Agron Shehaj: Financuesi i turit të diasporës mori miliona euro përfitime nga Rama

PS, kallëzim në SPAK për Agron Shehajn, e do në burg për rrëmbimim e letrave të marrëveshjes

27/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Lubonja: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, mesazh se shqiptarët refuzuan Edi Ramën

Lubonja: “Të presësh që Rama të reflektojë është sikur flamingo të bëjë vezë sorrash”

27/07/2026
Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Gjykata e Lartë e Brazilit mban në burg Ervin Matën

27/07/2026
DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

27/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.