Grabitja në aeroportin e Rinasit ka vënë në lëvizje edhe komisionet parlamentare. Kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho i ka dërguar një letër ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ku i kërkon informacion për ngjarjen.
Pak ditë më parë grabitja në Rinas shkaktoidebate të ashpër në Komisionin Parlamentar të Sigurisë. Deputeti i LSI-së, Luan Rama kërkoi që të thirren në komision Ministri i Brendshëm dhe drejtuesit e policisë për ngjarjen, që sipas tij është alarmante, pasi cënon sigurinë kombëtare dhe linjën e kufirit.
Ish ministr i Rendit Luan Rama partia e të cilit është e dyta në koalicionmin qeverisës ishte i pakursyer në kritika dhe akuza duke i kujtuar autoriteteve qeverisëse se grabitje në aeroport nuk ka pasur as në vitin famëkeq ’97, kur në duart e popullsisë civile ishin mbi 700 mijë armë dhe kur më shumë se gjysma e territorit të vendit ishte jashte kontrollit të shtetit.
Ne foto: Letra e Brahos drejtuar Ministrit Tahir /oranews/





