Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDALI I FOTOS/Jehon media perendimore për financimin e Ramës

06/07/2016
SKANDALI I FOTOS/Jehon media perendimore për financimin e Ramës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Reuters, Zëri i Amerikës, Washington Post, Associated Press, Daily Mail, The Guardian, shkruajnë për krimin federal të investuar nga Edi Rama, tha sot ne nje dalje per mediat, nënkryetari i PD, Edi Paloka.

“Kur skandalin e 80 mijë dollarëve për një foto me Obamën e pasqyroi Reuters dhe Zëri i Amerikës, Rama tha se janë media të paguara nga Partia Demokratike.

Sot listës së mediave botërore të blera nga opozita, që shkruajnë për skandalin 80 mijë dollarësh të Ramës për një foto me Obamën, i janë shtuar dhe Washington Post, Associated Press, Daily Mail, The Guardian.

Mbarë globi e di sot dhe tregon me gisht Edi Ramën, pasi mediat më prestigjioze ndërkombëtare kanë raportuar për krimin federal që po hetohet nga FBI, krim i investuar nga shefi i rilindjes.

Ndërkohë Rama vazhdon të heshtë, nuk jep asnjë shpjegim dhe sulmon opozitën dhe mediat më në zë në botë si të blera.

Një njeri i korruptuar si Edi Rama, i cili bleu me 80 mijë dollarë një foto me Obamën, mendon se çdo gjë është në shitje e çdo gjë mund të blihet.

Por krimi është shumë i rëndë, është krim federal, dhe eshtë kryer në Amerikë ku Edi Rama nuk i bën dot shantazhe kriminale drejtësisë.

Krimi është i rëndë dhe mediat më prestigjioze botërore flasin për të, dhe nuk janë si ato media që i kap, i lëshon, u mbyll gojën dhe i drejton vetë Edi Rama.

Nuk është nga ato skandale që Rama mendon se do ta kalojë duke sulmuar opozitën, apo duke sulmuar Washington Post, Reuters, Associated Press, Zëri i Amerikën, The guardian, e Daily Mail, si të blera nga ne.

Ai ka zgjedhur të mos japë asnjë shpjegim, të heshtë, dhe të reagojë me zyrën e propagandës duke sulmuar mediat ndërkombëtare. Kjo është zgjedhja e një fajtori. E një njeriu të kapur në krim.

Përveç hetimit që po bën FBI, është e qartë se Rama ka konsumuar tre vepra penale edhe sipas ligjeve shqiptare, që janë ndikimi i paligjshëm, mosdeklarimi i pasurisë, dhe pastrimi i parave, vepra për të cilët ai duhet të përgjigjet para drejtësisë shqiptare.

Kallëzimi penal është dorëzuar tashmë, dhe ne i kërkojmë Prokurorisë të hetojë me seriozitet dhe e pandikuar nga sulmet e presionet e Edi Ramës”, deklaroi nënkryetari i PD-se, Edi Paloka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Këlliçi: 100 ditë protestë, qytetari është më i fortë dhe autokrati Rama më i dobët

Një nga skandalet më të rënda, Këlliçi: Hetim i menjëhershëm parlamentar për trafikun ndërkombëtar të armëve

08/09/2026
Protesta/ Bllokohet hyrja përballë Kalasë së Tiranës, kordon policor pranë Kuvendit

Protesta/ Bllokohet hyrja përballë Kalasë së Tiranës, kordon policor pranë Kuvendit

08/09/2026
Shtylla prek telat e korentit, një punonjës i bashkisë pa jetë 3 të lënduar nga rryma

Shtylla prek telat e korentit, një punonjës i bashkisë pa jetë 3 të lënduar nga rryma

08/09/2026
Përgjimet e Ron Yeffet që tregojnë trafik armësh, reagon Gazment Bardhi: Tonditëse, SPAK duhet të hetojë

Përgjimet e Ron Yeffet që tregojnë trafik armësh, reagon Gazment Bardhi: Tonditëse, SPAK duhet të hetojë

08/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Këlliçi: 100 ditë protestë, qytetari është më i fortë dhe autokrati Rama më i dobët

Një nga skandalet më të rënda, Këlliçi: Hetim i menjëhershëm parlamentar për trafikun ndërkombëtar të armëve

08/09/2026
Protesta/ Bllokohet hyrja përballë Kalasë së Tiranës, kordon policor pranë Kuvendit

Protesta/ Bllokohet hyrja përballë Kalasë së Tiranës, kordon policor pranë Kuvendit

08/09/2026
Shtylla prek telat e korentit, një punonjës i bashkisë pa jetë 3 të lënduar nga rryma

Shtylla prek telat e korentit, një punonjës i bashkisë pa jetë 3 të lënduar nga rryma

08/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.