Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Banka e Shqipërisë: Ja planin shtesë për 36 korporatat problematike

06/07/2016
Banka e Shqipërisë: Ja planin shtesë për 36 korporatat problematike
Share on FacebookShare on Whatsapp

Banka e Shqipërisë i ka raportuar Fondit Monetar Ndërkombëtar se ka gati një plan të detajuar se si do të trajtohen 36 korporatat e mëdha që zotërojnë rreth 65 për qind të huave me probleme.

Plani synon të jetë finalizuar në fund të këtij viti, nëse ligji i ri për falimentin do të mund të hyjë në fuqi para vjeshtës.

Pasi vënies në zbatim të planit të përgjithshëm për trajtimin e kredive me probleme, Banka e Shqipërisë ka si pjesë më të vështirë të zbatimit të planit, trajtimin e 36 kompanive, ndërmjet tyre ARMO, Kurum, dhe disa kompaninë në industrinë përpunuese e ndërtim. Mes kredimarrësve të mëdhenj problematik janë edhe biznese në sektorin e arsimit.

Plani i detajuar për 36 korporatat nis me miratimin në Kuvend të projektligjit të ri të falimentit. Tashmi ligji është depozituar në Kuvend dhe pritet të hyjë në fuqi në shtator të këtij viti.

Ligji i ri i falimentit lejon miratimin e përshpejtuar të planeve të riorganizimit, dhe siguron mbrojtjen më të lartë mbi të drejtat ekonomike dhe qeverisëse të kreditorëve të siguruar dhe të pasiguruar.

Banka e Shqipërisë ka tashmë gati disa masa rregullative që synojnë përshpejtimin e uljes së kredive me probleme përmes ristrukturimit të borxhit jashtë gjykatës.

Gjithsesi burimet nga Banka e Shqipërisë kanë bërë me dije se falimenti për rreth 17 kredimarrësit e mëdhenj është i pashmangshëm.

Huat me probleme kanë shënuar një tjetër rritje në muajin prill, duke u ngjitur sërish në nivelin e 20%, sipas statistikave të publikuara nga Shoqata e Bankave. Në mars, ky tregues ishte 19.3%, ndërsa në dhjetor 2015 kishte zbritur në 18.2%, si rrjedhojë e një procesi të fshirjes së huave nga bilancet e bankave që kishim më shumë se 3 vjet që nuk ktheheshin.

Pavarësisht se sistemi bankar fshiu rreth 23 miliardë lekë hua të humbura në vitin 2015 (sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë), kredi të tjera kanë kaluar në këtë kategori (huat klasifikohen në të humbura kur vonesa e pagesës së principalit ose e interesave i kalon 365 ditë). Në prill, kjo kategori është rritur me 2.7 miliardë lekë, apo rreth 3%, sipas statistikave të Shoqatës së Bankave, duke dhënë ndikimin kryesor në përkeqësimin e treguesit të kredive me probleme. Një pjesë e huave të dyshimta (181 deri në 365 ditë vonesë) kanë kaluar në prill si hua të humbura.

Në total, huat e humbura, që nuk ka shumë shpresë të rikuperohen nga bankat ishin 60 miliardë lekë (430 milionë euro), apo 10.3% e totalit të stokut të kredisë të dhënë për bizneset e individët. Në dhjetor 2015, niveli i kredive të humbura ndaj totalit zbriti në 9.8%. /monitor.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Kedhi: Rama nuk po konsultohet, por po kërkon të imponojë një vendim të marrë më parë

Kedhi: Rama nuk po konsultohet, por po kërkon të imponojë një vendim të marrë më parë

13/08/2026
Ndahet nga jeta Skënder Haluci, ish-kryetar i Gjykatës së Vlorës

Ndahet nga jeta Skënder Haluci, ish-kryetar i Gjykatës së Vlorës

13/08/2026
Ekzekutuan dhe fshehën trupin e Klevis Lleshit 5 vite më parë, aksion i gjerë i SPAK

TIRANË/ Nis me rrahje e përfundon me plumba, Konflikt me armë zjarri në rrugën “Gjolekë Kokona”

13/08/2026
Presidenti Zelenski, takim me Kryeministrin Rama

Gjysëm hamendja e Ramës për deklaratën e Zelenskit për Kosovën: Edhe mund ta ketë gabim

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kedhi: Rama nuk po konsultohet, por po kërkon të imponojë një vendim të marrë më parë

Kedhi: Rama nuk po konsultohet, por po kërkon të imponojë një vendim të marrë më parë

13/08/2026
Ndahet nga jeta Skënder Haluci, ish-kryetar i Gjykatës së Vlorës

Ndahet nga jeta Skënder Haluci, ish-kryetar i Gjykatës së Vlorës

13/08/2026
Ekzekutuan dhe fshehën trupin e Klevis Lleshit 5 vite më parë, aksion i gjerë i SPAK

TIRANË/ Nis me rrahje e përfundon me plumba, Konflikt me armë zjarri në rrugën “Gjolekë Kokona”

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.