Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Grabitja në Rinas, TIA reagon zyrtarisht dhe “nxjerr zbuluar” policinë

04/07/2016
Grabitja në Rinas, TIA reagon zyrtarisht dhe “nxjerr zbuluar” policinë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Tirana International Airport (TIA) ka reaguar sot për grabitjen e 30 qershorit.
Në reagimin e saj, TIA ka përgënjeshtruar deklaratat e deritanishme të policisë, duke bërë ët ditur se polica u njoftua shuam shpejt dhe megjithëse efektivë të saj ishin në pistë disa metra larg grabitjes, nuk ndërhynë.
“Policia u njoftua në kohën që grabitësit ishin ende në pistë. Punonjës të policës ishin prezent në pistë pak metra larg. Kompania  e sigurisë së aeroportit ICTS operon e paarmatosur dhe nuk ka të drejtë të ndërhyjë fizikisht. Kompania ICTS është përgjegjëse vetëm për sigurinë aeroportuale dhe kjo nuk e zëvendëson apo zvogëlon përgjegjësinë e Policisë së Shtetit. Policia është e vetmja forcë e armatosur që operon në territorin e aeroportit. Sipas ligjit policia është e vetmja ruajtëse e perimetrit të jashtëm të aeroportit. Policia duhet të sigurojë forca për të parandaluar aktivitetet e paligjshme. Kemi vënë në dispozicion të hetimit gjithë dokumentacioni dhe jemi treguar të gatshëm në bashkëpunim. Në rast se qëllimi është shfajësimi, pasojat do të jenë shumë më të rënda. Jemi në krah të punonjësve ët saj. Sigurojmë pasagjerët se masat e sigurisë në TIA janë në nivelin e kërkuar”, u shpreh midis të tjerave Arlinda Çausholli, shefe e marrëdhënieve me Publikun në TIA.

 


Njoftimi i plotë nga Tirana International Airport 

1467619079beleindse
Tirana International Airport (TIA) duke vlerësuar transparencën e informacionit për publikun dhe ndjeshmërinë e çështjes së sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, dëshiron të informojë se ka vënë në dispozicion të organeve kompetente, të gjitha materialet dhe regjistrimet e kamerave të sigurisë që hedhin dritë mbi ngjarjen e 30 qershorit 2016, shumë të rëndë për të gjithë ne.
Në respekt të hetimeve, në respekt të imazhit të Shqipërisë, në respekt të çdo qytetari, dhe sidomos në respekt të personave që janë nën hetim, e që gëzojnë prezumimin e pafajësisë, bëjmë thirrje për trajtimin e kujdesshëm të informacioneve që jepen për publikim. Dokumentet që janë bërë publike, janë pjesë e auditimeve periodike që kryhen në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, dhe secila nga këto dokumente ka pasur përgjigjen e duhur dhe planin përkatës të veprimit në lidhje me dinamikën e operimeve në TIA. Të gjitha dokumentet dërguar Autoritetit të Aviacionit Civil, u janë vënë në dispozicion pa asnjë hezitim nga TIA, organeve kompetente që po hetojnë ngjarjen e 30 qershorit. Mënjanë kësaj, TIA do të kishte dashur që etika e konfidencialitetit e bazuar me ligj të shkruar dhe të pashkruar, të respektohej nga të gjitha organet shtetërore.
Nga ana tjetër, TIA ka ndjekur me shqetësim raportimet zyrtare të Policisë së Shtetit, mbi raportimin – më së paku të pasaktë – të ngjarjes në fjalë. Duam të theksojmë se në zbatim të përgjegjësive dhe detyrimeve të Kontratës së Koncesionit, të Memorandumit të Bashkëpunimit me Policinë Shqiptare, i datës 06/09/2012 me referencë Nr. 4613/2, dhe në bazë të Programit Kombëtar të Sigurisë të Aviacionit Civil, TIA ka zbatuar me korrektësi të plotë procedurën e njoftimit në kohë të policisë.
Theksojmë, se njoftimi i TIA-s për policinë, është bërë në kohën kur makina bashkë me autorët e krimit ishte ende në vendngjarje. Autoriteteve të hetimit u janë dorëzuar të gjitha dokumentet që provojnë, se ky njoftim është kryer nga Menaxheri i Operimit në Detyrë i TIA-s kundrejt sallës operative të policisë në Rinas. Përveç kësaj, theksojmë se punonjësit e policisë kanë qënë prezent në pistë vetëm pak metra nga ku ndodhi grabitja. Këtë e vlerësojmë si saktësi të domosdoshme informacioni.
Për qartësinë e publikut, por edhe të autoriteteve shtetërore të përfshira, dëshirojmë të sjellim në vëmendje se kompania ICTS – është përgjegjëse vetëm për shërbimin e sigurisë aeroportuale, shërbim i cili as nuk e zëvendëson dhe as nuk e zvogëlon detyrën dhe përgjegjësinë e policisë së shtetit.
ICTS, si kompani ndërkombëtare për ofrimin e sigurisë në aeroporte, si dhe e certifikuar prej shumë vitesh në mënyrë të vazhdueshme nga Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar, nuk ka asnjë të drejtë të ndërhyjë fizikisht. ICTS operon e paarmatosur. E vetmja forcë e armatosur në aeroport është Policia e Shtetit.
Për sa i takon ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në territorin jashtë gardhit rrethues të aeroportit – nga ku ka hyrë makina – kjo është përgjegjësi e plotë dhe e vetme e forcave të policisë së shtetit. Sipas ligjit, Policia e Shtetit duhet të sigurojë patrulla me të gjitha mjetet, përfshirë ato këmbësore, në të gjitha zonat e aeroportit, duke parandaluar çdo incident dhe aktivitet të paligjshëm.  
TIA është tërësisht në dispozicion të autoriteteve që po hetojnë ngjarjen, e gatshme që të ndihmojë në zbardhjen e saj, me prova materiale, por dhe dëshirën unanime në zbulimin e fajtorëve. 
Më tej, dëshirojmë të sjellim në vëmendje që siguria kombëtare është përgjegjësi e përbashkët e të gjitha autoriteteve që kanë detyrën e sigurisë në aeroport dhe janë prezente në zonën e aeroportit. Në këtë incident të rëndë, në rast se qëllimi është shfajësimi, pasojat do të jenë shumë më të rënda se grabitja. Aeroporti është i të gjithëve. 
Nuk është në mendësinë e kompanisë të bëjë gara me deklarata apo të kundërshtojë institucionet që TIA i konsideron të shenjta. Jemi të detyruar të flasim tani – duke përligjur respektin për hetimet – por duke vënë re me shqetësim se po cenohet një kompani që është në shërbim të pasagjerëve, biznesit dhe shtetit shqiptar.
Tirana International Airport shpreh keqardhjen e thellë për ngjarjen që tronditi opinionin publik dhe jetën e qindra punonjësve të saj që punojnë me përkushtim, prej më shumë se një dekade, duke vlerësuar se në këto rrethana, fjalët janë të pakta dhe shqetësimi është shumë i madh.
Tirana International Airport është pranë punonjësve të saj në këtë moment të vështirë dhe sidomos pranë Z. Vangjel Nikolla, Drejtor i Shërbimeve Aeroportuale të TIA-s, i mirënjohur në fushën e aviacionit për kontributin, profesionalizmin dhe integritetin tejet të lartë njerëzor.
Tirana International Airport dëshiron të sigurojë pasagjerët dhe të gjithë partnerët e tjerë, se masat e sigurisë aeroportuale në TIA janë në nivelet e kërkuara të standardeve ndërkombëtare, gjë që është dëshmuar edhe nga organizatat më të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e aviacionit.
Shprehim besimin se autoritetet përkatëse dhe media do ta vlerësojnë maksimalisht korrektësinë e informacionit, dhe rëndësinë që ka saktësia e tij tek çdo qytetar i Shqipërisë.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

13/05/2026
Reagon Lapaj: Nuk pengohet mandati im nga Zeqiri

Adriatik Lapaj, thirrje për referendum kombëtar kundër “Paketës së Maleve”

13/05/2026
Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
Ngarkesa e gjyqtarëve, sfida e balancimit nuk kalohet as me hartën e re gjyqësore

Mereme Sela, padi në Gjykatën Administrative, cili është vendimi për kandidaten e skualifikuar në garën në PD

13/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

13/05/2026
Reagon Lapaj: Nuk pengohet mandati im nga Zeqiri

Adriatik Lapaj, thirrje për referendum kombëtar kundër “Paketës së Maleve”

13/05/2026
Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.