Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Grabitja në Rinas, Gjykata lë në burg 5 të arrestuarit

04/07/2016
Grabitja në Rinas, Gjykata lë në burg 5 të arrestuarit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjykata e Krujës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 4 punonjësit e ICTS dhe një të “Nazeri 2000”, me akuzën e shpërdorimit të detyrës,pas grabitjes së rreth 1 milionë euro në aeroportin “Nënë Tereza”mesditën e 30 Qershorit. Me vendimin e marrë sot, gjykata ka lënë në burg punonjësit e ICTSArben Karafili,Bledar Blloshi,Kujtim Picari,Fadil Jonuzaj si dhe kryetarin e degës Teknike të Aeroportit,Vangjel Nikolla.

Për pesë punonjësit e kompanisë së sigurisë ICTS dhe “Nazeri 2000” në aeroportin e Rinasit, masat u zhvilluan nga gjyqtare Nazmije Pengili pasi gjyqtarja Enkelejda Hoxha dha dorëheqjen për shkak të konfliktit të interesit që kish me avokatin mbrojtës Fatmir Brraka.

5 të ndaluarit, pjesë e sigurisë së aeroportit, akuzohen për shpërdorim detyre. Grabitja shokoi Tiranën, pasi ndodhi në mes të ditës, brenda pistës së aeroportit, edhe pse ky i fundit u deklarua nën masa të rrepta sigurie.

AKUZAT

Personi nën hetim Arben Karafili, me detyrën e shefit të stacionit të kompanisë ICTS Albania pranë aeroportit Nënën Tereza.

Megjithëse në detyrat e tij funksionale ky person nën hetim, ka kontrollin e gjëndjes së sigurisë së aeroportit, marjen e masave për parandalimin e ngjarjeve që do të cënonin sigurinë e aeroportit, ky person, me mosveprim, ka lejuar ardhjen e pasojave si kurse ka qenë depërtimi i autorëve të ngjarjes me automjet në portën e BP, megjithse ka qenë i informuar për rriskun që paraqitej në këtë pikë të perimetrit rrethues të aeroportit.

Personi nën hetim si personi përgjegjës për monitorimin e shërbimeve dhënien e detyrave marrjen e raportimeve nga të gjitha shërbimet e koordinimin me hallka të tjera që sigurojnë aeroportin, nuk ka kryer asnjë veprim aktiv që do të parandalonte ardhjen e pasojave. Nuk evidentohet asnjë detyrë e dhënë e shkruar, nuk evidentohet asnjë raport me detyra konkrete, asnjë masë e dhënë me detyra ndëshkuse për punonjësit e caktuar me detyra për sigurimin e aeroportit.

Personat në hetim Bledar Blloshmi dhe Fadil Jonuzaj, me detyrën e agjentëve të Sigurisë (patrullës” të ICTS-Albania)

Rezulton që perimetri i brendshëm i aeroportit kontrollohet nga patrullat e shërbimit të kompanisë së sigurimit privat ICTS Albania, të cilët kryejnë patrullim mjete shërbimi të paisura me fenelinë, në perimetrin e aeroportit. Në momentet e ndodhjes së ngjarjes një nga agjemtët e ICTS (patrullë) kanë qenë personat nën hetim Bledar Blloshmi dhe Fadil Jonuzaj, të cilët kanë pasur për detyrë të kontrollojnë këtë perimetër për të konstatuar dhe moslejuar ndodhjen e incidenteve të ndryshme.

Rezulton se si persona përgjegjës për të kryer patrullimin dhe kontrollin vizual të pistës, të rrethimit nga pjesa e brëndëshme dhe të aeroportit në tërsi, e për të informuar menjëherë për elementët që cënonin sigurin e aeroportit, këta punonjës nuk ka kryer detyrat e tij funksionale për të mbajtur në kontroll vizualisht dhe për të informuar duke lejuar ardhjen e pasojave përkatëse, nga veprimet hetimore nuk evidentohet nga ky person nën hetim, të jetë kryer ndonjë veprim aktiv për të parandaluar, për të evidentuar dhe koordinuar veprimet e personave që cënojnë sigurin e aerportit.

Personin në hetim Vangjel Nikolla, mban detyrën e Drejtorit të Shërbimeve Aeroportuale.

Rezulton se ky person ka pasur si detyrë funksionale, kontrollin e elementëve të sigurisë që ka marë përsipër sipas kontratës, të nënshkruar me firma nënkontraktore ICST Albania.

Fakti që momentet e ngjarjes të ndodhura më datë 30.06.2016, ku nuk kanë funksionuar elementët e sigurisë, ngarkon me pergjegjësi personin e mësipërm.

Fakti se ngjarja kriminale e ndodhur më datë 30.06.2016, e ka fillesën e saj pikërisht në thyerjen e perimetrit të jashtëm të Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza, vërteton qartë se mos marja e masave të mësipërme, ka lidhje shkakësore direkte në pasojën e ardhur.

Personi nën hetim Kujtim Picari, mban detyrën e shoqëruesit të vlerave monetare të një banke të nivelit të dytë

Rezulton se Kujtim Picari, ka qenë punonjës për shoqërimin e vlerave monetare i Bankës “XXXX”. Ky person nën hetim ka pranuar të marë në dorëzim, pas skanimit të vlerave monetare, furgonin e blinduar të SHPSF Nazeri 2000, pa shoferin e firmës së mësipërme. Gjithashtu ky person nën hetim, në vendqëndrimin e automjeteve të shërbimit, në kundërshtim me rregulloren, ka mbajtur të hapura dyert e mjetit, duke i dhënë mundësi autorëve të ngjarjes të futen në kasafortën e mjetit dhe të vjedhin sasinë e parave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, rruga e bllokuar nga makinat

Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, rruga e bllokuar nga makinat

13/08/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Veliaj çon në Apel vendimin e gjykatës për emërimin e prokurorit Dado

13/08/2026
Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

12/08/2026
Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

12/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, rruga e bllokuar nga makinat

Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, rruga e bllokuar nga makinat

13/08/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Veliaj çon në Apel vendimin e gjykatës për emërimin e prokurorit Dado

13/08/2026
Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

12/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.