Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Me Ramën e Tahirin vendi pa asnjë standard sigurie në kohën e kërcënimeve terroriste

01/07/2016
Me Ramën e Tahirin vendi pa asnjë standard sigurie në kohën e kërcënimeve terroriste
Share on FacebookShare on Whatsapp

Me Ramën e Tahirin, vendi është pa asnjë standard sigurie, në kohën e kërcënimeve terroriste.
Në këtë përfundim ka arritur PD.
Kryetari i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka ka reaguar lidhur me grabitjen e djeshme në pistën e aeroportit ët Rinasit.
Sipas Palokës, pa dorën, pa bashkëpunimin e një shefi të madh, asnjë grabitës s’do të mund të bënte atë që bëri dje.
Përpos kësaj, PD ngre alarmin se e gjitha kjo ndodh, në kohën kur alarmi për terrorizmin është në kulmin e vet, ndërkohë që gjithë shtetet kanë marrë masa mbrojtëse, e në kontrast të plotë, në vendin tonë ka rënë çdo standard i sigurisë.
Më tej, në emër të Partisë Demokratike, Edi Paloka i kërkon Prokurorit të Përgjithshëm të kryejë një hetim të shpejtë e të plotë pasi është cenuar rëndë siguria kombëtare e vendit.

Deklaratë e plotë e nënkryetarit të Partisë Demokratike, Edi Paloka


edi paloka, 1 korrikNgjarja e djeshme në Rinas është dëshmi e shkallmimit të çdo standardi sigurie në vend, dhe konfirmim se Shqipëria dhe shqiptarët janë më të ekspozuar se kurrë dhe më të pambrojtur se asnjëherë më parë nga krimi dhe pasojat e tij. Kjo ka ardhur nga lehtësia që krimi ka për të shkelur edhe në vende e territore që duhet të ishin të paprekshme.
Kur Edi Rama, Saimir Tahiri e kupola e tyre drejtuese në Policinë e Shtetit marrin e japin me banditë, trafikantë, gjobvënës e vrasës, prej tre vitesh, sigurisht krimi rritet dhe fiton ato përmasa si me grabitjen e djeshme, ku persona të armatosur e me maska shkuan deri tek shkallët e avionit, dhe morën me dhunë miliona euro.
Një gjë është e qartë dhe e kuptueshme për çdo shqiptar sot: pa dorën, pa bashkëpunimin e një shefi të madh, asnjë grabitës s’do të mund të bënte atë që bëri dje.
Kjo e shumëfishon alarmin për gjendjen e rendit dhe sigurisë.
Gjendja është katastrofike. Pak kohë më parë pikërisht afër Rinasit u grabitën 3 milionë euro dhe ende s’ka autor. Në qendër të Tiranës pranë stacionit të trenit u grabitën me armë e me maska miliona euro. Shqipëria është mbuluar nga kanabisi dhe kumbarët e drogës gjenden pranë Tahirit. Bandat po rrisin sundimin, ndërkohë që banda e bandave në qeveri numëron paratë e krimit e trafikut. Skafet me drogë nuk ndalen, bashkë me to dhe trafiku i armëve që po alarmon Europën.
E gjitha kjo, në kohën kur alarmi për terrorizmin është në kulmin e vet, ndërkohë që gjithë shtetet kanë marrë masa mbrojtëse, e në kontrast të plotë, në vendin tonë ka rënë çdo standard i sigurisë.
Është e kotë të shpresosh sot që dikush nga klani Rama-Tahiri të mbajë përgjegjësi për ngjarjen, pasi kjo dyshe është zhveshur tashmë nga çdo normë e ndërgjegje morale.
Asnjë fjalë s’kanë thënë as njëri e as tjetri, edhe pse ka rënë në tokë çdo standard i sigurisë publike dhe i sigurisë kombëtare.
Por ne kërkojmë që ligji të funksionojë e përgjegjësitë të nxirren të gjitha nga i pari tek i fundit.
Ndaj, Partia Demokratike i kërkon Prokurorit të Përgjithshëm të kryejë një hetim të shpejtë e të plotë pasi është cenuar rëndë siguria kombëtare e vendit.
Partia Demokratike i kërkon Presidentit të Republikës të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, e të bëhet çdo analizë e të dalë çdo përgjegjësi për këtë krim të rëndë, që e ka nxjerrë vendin tonë të rrezikuar e të pasigurt, pikërisht në kohën e kërcënimeve të mëdha të terrorizmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Vrasje në Tiranë, qëllohet në rrugë 50 vjeçari

12/07/2026
DITA 42/ Mijëra qytetarë marshojnë në Tiranë: Rama, jepe dorëheqjen!

DITA 42/ Mijëra qytetarë marshojnë në Tiranë: Rama, jepe dorëheqjen!

11/07/2026
EMRAT/ 3 arrestime për dhunën ndaj oficerëve të BKH  në Fier

Vritet me armë zjarri Aleksandër Koçeku në Shkodër, policia në kërkim të autorëve

11/07/2026
MIRDITË/ Aksident me 6 të mitur, automjeti dyshohet se drejtohej nga një 16-vjeçar

MIRDITË/ Aksident me 6 të mitur, automjeti dyshohet se drejtohej nga një 16-vjeçar

11/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Vrasje në Tiranë, qëllohet në rrugë 50 vjeçari

12/07/2026
DITA 42/ Mijëra qytetarë marshojnë në Tiranë: Rama, jepe dorëheqjen!

DITA 42/ Mijëra qytetarë marshojnë në Tiranë: Rama, jepe dorëheqjen!

11/07/2026
EMRAT/ 3 arrestime për dhunën ndaj oficerëve të BKH  në Fier

Vritet me armë zjarri Aleksandër Koçeku në Shkodër, policia në kërkim të autorëve

11/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.