Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Flasin dhe apelojnë familjarët e peshkatarëve të mbajtur peng në Egjipt

22/06/2016
Flasin dhe apelojnë familjarët e peshkatarëve të mbajtur peng në Egjipt
Share on FacebookShare on Whatsapp

Flori Çelepia, djali i pronarit të anijes së peshkimit “Çelepia 2”, Murat Çelepia, të marrë peng nga marinari egjiptian, Adel Muhamet Sallam, shprehet se nuk i kanë asnjë borxh këtij të fundit.
Ai shprehet se anija ka dalë në det me datën 18 dhe më datë 21 ka humbur kontaktet me stafin e anijes.
Flori Çelepia pohon për “Report” TV se ka komunikuar me Adel Muhamed Sallam, përmes Whatsapp-it dhe ky i fundit i kërkon 70 mijë euro pasi në kundërt nuk e kthen anijen.
 Çelepia i bën apel Policisë dhe strukturave përgjegjëse të ndërhyjë për të kthyer dy marinarët dhe anijen në atdhe.
“Nisim anijen nga ora 2 e drekës në datën 18 Qershor, me rregull dhe me çdo gjë. Del anija në det për lundrim. Kontaktojmë mbas kalatës së parë ku jeni, ku s’jeni dhe na kontakto kur të nxjerrësh rrjetën çfarë keni kapur çfarë s’keni kapur. Ndërkohë që ata nuk kontaktuan, u bë dita e dytë në radio nuk përgjigjeshin dhe kështu me radhë. Sot morëm një njoftim që barka është në Egjipt. Marinari e ka çuar atje i ka marrë me vete dhe ata dy të tjerët, kapitenin dhe peshkatarin tjetër i ka rrëmbyer. Kemi pasur kontakte me ata dhe kërkon 70 mijë € për lirimin e barkës dhe të personave. ai me ne ka qenë shumë i kënaqur, madje i kemi dhënë edhe shtesë. Ai ka marrë pagë dhe mbi pagë. Në kërkojmë nga shteti të na sjelli marinarët gjallë se janë dy prindër që kanë lënë familjen. Edhe në lidhje me lekët do i përgjigjemi por s’dimë se si ti përgjigjemi dhe duhet të na ndihmojë shteti”, shprehet Çelepia.
Ndërkohë, Damian Malja, djali i kapitenit të peshkarexhës “Çelepia 2”, Dhimitër Malja, rrëfen se familja e tij është shqetësuar për fatin e kryefamiljarit. Ai i bën apel shtetit të ndërhyjë urgjentisht.
“Babi u nis ditën e shtunë të drekës me datë 18 dhe që pas asaj dite nuk pata më asnjë lloj kontakti me babin. Sot pastaj mora vesh që anija ndodhet në Egjipt. U trembëm nuk dimë se ku të drejtohemi. I drejtohemi shtetit dhe i bëj thirrje që të na ndihmojë. Babi ishte shumë i kënaqur. Nuk ka dhënë asnjë shenjë pakënaqësie më përpara që të tregonte babi që fliste dhe të tregonte që jam i pakënaqur këtu. Kam tentuar të lidhem me babin vazhdimisht gjatë ditës por është e pamundur”, u shpreh Malja.
Damian Mema pohon se babai i tij s’ka pasur asnjëherë problem në çështjen e pagesës me pronarët e peshkarexhës “Çelepia2”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Berisha: Zjarret po i dikton betoni, “edhe te godina e televizionit publik ra zjarr”

Berisha: Zjarret po i dikton betoni, “edhe te godina e televizionit publik ra zjarr”

15/08/2026
Auto-Skicë

DURRËS/ Goditet trafikimi i armëve nga Kosova, arrestohen dy persona

15/08/2026
Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Zjarret po i dikton betoni, “edhe te godina e televizionit publik ra zjarr”

Berisha: Zjarret po i dikton betoni, “edhe te godina e televizionit publik ra zjarr”

15/08/2026
Auto-Skicë

DURRËS/ Goditet trafikimi i armëve nga Kosova, arrestohen dy persona

15/08/2026
Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.