Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shkëlzen Gashi flet për ndeshjen e humbur me Zvicrën dhe për atë të radhës me Francën

12/06/2016
Shkëlzen Gashi flet për ndeshjen e humbur me Zvicrën dhe për atë të radhës me Francën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shkëlzen Gashi kishte shansin të barazonte ndeshjen e djeshme, teksa vetëm me portierin nuk arriti ta dërgonte topin në rrjetë afër fundit të lojës.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare deklaroi pas ndeshjes ekskluzivisht për “Panorama Sport” se ky moment fatal nuk u kthye në gol për meritë të portierit Somer. Gashi mendon se skuadra kë bërë një paraqitje dinjitoze.
“Natyrisht që ndiej keqardhje për këtë humbje, pasi kemi luajtur shumë mirë në pjesën e dytë, edhe pse ishim me 10 lojtarë. Të gjithë djemtë kanë bërë maksimumin dhe nuk duhet të harrojmë që Zvicra ka qenë në epërsi numerike.
Kemi besuar deri në fund se mund të barazonim, por nuk ia arritëm. Rasti i humbur? Mendoj se isha i bindur në goditjen që do të bëja, por portieri i Zvicrës u tregua i shkëlqyer në atë moment. Më vjen shumë keq për tifozët që nuk mundëm t’i kënaqnim me të paktën një pikë. Natyrisht, humba një shans të artë dhe jam i ndërgjegjshëm për këtë.
Futbolli ky është dhe duhet të shikojmë përpara. Na duhet të jemi më të përqendruar për të shmangur gabimet”, ka thënë fillimisht Gashi.
I pyetur nëse e vuan mungesën e golit në Kombëtare, sulmuesi që aktivizohet në kampionatin amerikan u shpreh:
“Jo, unë ndihem shumë mirë. Sigurisht duhet të shënoj dhe tani e rëndësishme është që të mos gaboj më, por të jem më efikas”.
Për ndeshjen me Francën, Gashi beson se kuqezinjtë mund të befasojnë skuadrën e Didier Deshampit. “Nuk kemi çfarë të humbim kundër Francës, do të bëjmë gjithçka për të marrë pikë.
Fakti që ndaj tyre kemi luajtur dy herë dhe një takim e kemi fituar, na shton edhe më tepër besimin se mund t’ia dalim sërish.
Do të jetë një ndeshje edhe më e vështirë për ne, por të jeni të bindur se do të bëjmë gjithçka për të marrë pikë. Mos u habisni edhe nëse fitojmë”, ka përfunduar sulmuesi kuqezi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

22/07/2026
Urdhër arresti për Visin e Pojës, aksion i gjerë nga SPAK, 30 urdhër arreste

SPAK dhe BKH kontrolle në KKT, sekuestrohen dosje për leje ndërtimi

22/07/2026

SPAK çon në gjykatë çështjen për vrasjen e Gjon Boriçit, në akuzë Martinaj dhe Brajoviq

22/07/2026
Tragjedi pranë TEG-ut, rëndohet bilanci, shkon në 2 numri i viktimave

Tragjedi pranë TEG-ut, rëndohet bilanci, shkon në 2 numri i viktimave

22/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

22/07/2026
Urdhër arresti për Visin e Pojës, aksion i gjerë nga SPAK, 30 urdhër arreste

SPAK dhe BKH kontrolle në KKT, sekuestrohen dosje për leje ndërtimi

22/07/2026

SPAK çon në gjykatë çështjen për vrasjen e Gjon Boriçit, në akuzë Martinaj dhe Brajoviq

22/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.