Shkolla austriako – shqiptare e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, do të dyfishohet në kapacitete, nisur nga numri i lartë i kërkesave për regjistrimin pranë saj.
Në ditën e hapur të Shkollës “Herman Gmeiner” pranë Fshatit të Fëmijëve “SOS”, ishte i pranishëm ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, i cili informoi mbi nismën e qeverisë shqiptare për të hapur Akademinë e IT-së.
Bashkë me ambasadorin e Austrisë në Tiranë, Johann Sattler, ministri Klosi bëri me dije shndërrimin e 15 shkollave të arsimit profesional në shkolla të ekselencës, në vitin e ardhshëm shkollor. Mbështetja dhe binjakëzimi i shkollave tona me ato austriake, është mundësi për njohjen e diplomave të arsimit tonë profesional në këtë vend, dhe në tregun europian të punës.
“Austria është mbështetësi ynë më i madh në procesin e ringritjes së arsimit profesional. Mbështetja financiare dhe binjakëzimi janë mundësi për njohjen e diplomave tona të arsimit profesional”, tha Klosi.
Ndërsa ambasadori austriak në Tiranë garantoi mbështetjen e plotë të vendit të tij për procesin e fuqizimit të arsimit profesional në Shqipëri, si mënyra e vetme për ta lidhur arsimimin me tregun e punës.atsh
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/