Presidenti i FSHF-ës, Armand Duka është takuar me dy nga ikonat më të famshme të letërsisë shqiptare, Ismail Kadare dhe Ditëro Agolli.
Duka i ka dhuruar fanella të personalizuara dy shkrimtarëve, sigurisht fanellë me numrin 1 në shenjë mirënjohje.
“Sporti me artin kanë shumë të përbashkëta mbi të gjitha e kanë zanafillën që nga antikiteti. Jam i nderuar dhe i prekur për këtë vlerësim”, është shprehur Kadare.
Një dhuratë e çmuar ishte edhe për Ditëro Agollin.
“Jam i nderuar për këtë dhuratë të çmuar. Pjesëmarrja në një kampionat Evropian ishte diçka historike”, theksoi Ditëro Agolli.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/